AFRIKE E JUGUT - Rreth 15.000 krokodila kanë ikur nga një fermë pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha në pjesën veriore të Afrikës së Jugut. Krokodilët janë larguar nga Rakwena Crocodile Farm, një vend turistik rreth 15 km nga qyteti i vogël i Pontdrif, në Botsvana.
“Pronari u detyrua të hapë portat në vendin ku ndodheshin krokodilët për shkak të përmbyetjeve ,“- shkruan gazeta lokale Beeld.
Shumë prej krokodilëve janë rigjetur, por më shumë se gjysma e tyre janë ende në gjendje të lirë në lumin Limpopo, i cili është lumi më i gjatë në Afrikën e Jugut. Ndërkohë nga përmbytjet kanë mbetur të vdekur të paktën 10 njerëz në provincën Limpopo.
Gjithashtu Forcat Ajrore të Afrikës së Jugut janë vënë në gatishmëri për të shpëtuar njerëz të prekur nga përmbytjet, të cilët jetojnë në vendbanime të largëta.
Përmbytjet kanë prekur edhe vendet fqinje , Mozambikun, ku mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com