Një i moshuar nga Afrika e Jugut është sulmuar nga një krokodil. 73 vjeçari Peter Watson, i cili është pronari i Crockodile Creek, në qytetin KwaZulu-Natal u kafshua në këmbë nga një nga krokodilët e tij. 

I moshuari mund të shihet në video teksa i afrohet nga mbrapa krokodilit duke e ngacmuar me një shkop. Por pasi e paralajmëroi dy herë, krokodili u sul drejt tij duke e kapur nga këpuca, duke e rrëzuar në tokë 73 vjeçarin.
Fatmirësisht i moshuari shpëtoi pa u lënduar.

E gjithë skena u filmua nga kamerat e rrjetit televiziv Earth Touch, të cilët gjendeshin në pronën e Watson për të xhiruar një dokumentar për National Geographic.

Ndoshta Watson do të mendohet dy herë para se të provokojë sërish një krokodil. Kjo për shkak se dhe mosha e tij, nuk e lejon të lëvizë me shkathësi si vite më parë.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)