PRETORIA - Një hotel me pesë yje në Bloemfontein të Afrikës së Jugut ka krijuar një resort të vogël i cili është identik me kasollet ku jetojnë njerëzit në këtë vend. Emoya Estate pretendon se kasollet metalike u japin mundësinë pushuesve të përjetojnë se si jetojnë shumica e njerëzve në Afrikë.
 
Megjithatë, ndryshe nga kasollet e rrënuara, turistët në këtë resort kanë disa komoditete më shumë si ujë të pastër, elektricitet madje edhe internet wireless. Një natë në këtë resort kushton 80 dollarë, diçka më pak me 98 dollarët që paguajnë mesatarisht në muaj vendasit.
 
Kushtet në kasolle janë të ulta për standartet e turistëve, por shumë më luksoze në krahasim me ato të banorëve në Afrikën e Jugut. Kasollet kanë lavamane me ujë të rrjedhshëm, dushe, dysheme me ngrohje dhe krevate të rehatshëm.
 
Por kjo ide ka ngjallur zemërimin e vendasve të cilët e konsiderojnë si pashije dhe ofensive.
Shkrimtari vendas Zachary Levenson tha se koncepti ishte ofensiv dhe nënkupton se njerëzit zgjedhin vetë të jetojnë në kushte të tilla.
 
hoteli me kasolle
(Në foto: Resorti me ndërtesat si kasolle)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)