Afrikë e Jugut- Klientët e një bari në Johannesburg kanë mbetur të shtangur në vend kur një xhirafë e cila kishte humbur rrugën u fut brenda.
Personat e ndodhur në lokal nuk kanë nguruar të bëjnë foto të shumta. Xhirafa bëri një xhiro rreth zonës së lokaleve aty pranë para se të largohej.
Ngjarja ndodhi në Lion Park i cili është një park i natyral që kujdeset për mirqënien dhe ripopullimin e specieve të ndryshme të kafshëve, ndër të cilat luani i bardhë dhe geopardit. Në këtë vend, turistët mund të bëjnë një tur të parkut ku mund të shohin nga afër dhe kafshët e ndryshme.
Personalitete të shumta kanë vizituar Lion Park ndër të cilët Clint Eastwood, John Legend dhe Shakira.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)