Nuk kaluan as 12 orë nga denoncimi ekskluziv i Report Tv se gjyqtarja që liroi nga qelia Jamarbër Malltezin është në konflikt interesi, dhe SPAK bëri lëvizjen e parë.
Report Tv konfirmoi se Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Lartë për rekurs të vendimit të gjyqtares së Apelit, Iliriana Olldashi, e cila nxori nga burgu duke lënë në arrest shtëpie dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha.
Prokurorët e çështjes pohuan se kërkojnë qëndrimin në burg të Malltezit, pasi nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë nga hetimet.
Redaksia investigative e Report Tv zbuloi ekskluzivisht se gjyqtarja Olldashi në vitin 2015 ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani me një cmim shumë më të lirë se tregu, 65 mijë euro, përllogaritur 712 euro m2.
Apartamenti ku ajo jeton është ndërtuar pikërisht nga kompania Homeplan që është në qendër të procesit dhe atje është aksioner Jamarbër Malltezi, person nën hetim për korruptiv pasiv dhe pastrim parash që ndodhej në burg, dhe që, me vendimin e beftë gjyqtarja e liroi.
Gjyqtarja në konflikt të hapur interesi e mbajti të fshehtë këtë fakt dhe nuk u tërhoq nga çështja, duke ngritur edhe më shumë dyshimet, jo vetëm për njohjen me palën në proces, por edhe për një trajtim të favorshëm nga ana e shoqërisë Homeplan, për vetë çmimin qesharak me të cilin ajo ka blerë apartamentin në kullat e Malltezit që SPAK po i heton si frut të korrupsionit.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Disa përfundime pas intervistës së Altin Dumanit
23 Nëntor, 12:07
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Fisniku Dumani
23 Nëntor, 12:03
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
-
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
22 Nëntor, 13:01
-
Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën
22 Nëntor, 12:02
kot,a mund te quhet konflikt interesi nje qe ka blere nje shtepi dhe nuk quhet konflikt interesi nje qe Berisha e ka shkarkuar dhe Rama e ka vendosur qe kjo te vendose per Berishen ?!
PërgjigjuPo ndaj gjuqtares do te merret ndonje mase?
PërgjigjuKeta jan te paskrupullt, cfar sbejn keta. Eshte TURP mos u tallni me kete popull te vajtur. Do ishte mir qe kjo monstra ne sherbim te mafjes politike te shkoj vet atje tek shtat penxheret.
PërgjigjuTurpi eshte per Kryehajdutin kryeminister qe ka vjedhur gjithe shqiptaret jetu dge kudo ne bote
Hajduti që nuk kapet është mbret
PërgjigjuNese ka një grimcë besueshmerie ky sistem drejtësie, gjykatsja në fjalë duhet të shkarkohet dhe përjashtohet. Kush garanton se po mbajti postin kjo nuk vepron po në të njëjtën mënyrë siç ka vepruar tani? Drejtësia për t'u quajtur e tillë, nuk duhet të ketë dyshimin as më të vogël se bashkpunon në ndonjë farë mënyre me të akuzuarit. Ndryshe s'ka ndrishim nga drejtësia e kohës se Saliut.
PërgjigjuCfare bene keshili i larte i gjykates KLGJ cfare bene Inspektoriati i kontrollit te larte drejtesise pse nuk e shkarkojne ??? kane shkarkuar nga vitingu gjygjtare qe kane udhetuar rastesisht ne avion me me grupet kriinale. kjo eshet nje konflikt i paster intersi. e humbet besimin
PërgjigjuPaska Marigo-po paska dhe Maliq!Te shohim cdo vendos gjykata e larte.Pastaj te flasim.
PërgjigjuDo kthehet ne burg "profesori" do na I lere that kreativ e profesoreshes.