AAPSK merr në administrim 102 kontenierët e anijes “Moliva” përmes procedurave strikte të kontrollit dhe sigurisë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka marrë në dorëzim 102 kontenierët, të cilët u shkarkuan ditën e sotme nga anija e ankoruar në Portin e Durrësit.
I gjithë procesi është realizuar përmes një plani të detajuar masash, edhe në zbatim të urdhërit të Prokurorisë Durrës për zbarkimin dhe ruajtjen e 102 kontenierëve të anijes “Moliva”, në një vend të sigurt, larg zonave të banuara, si edhe duke respektuar në mënyrë rigoroze kushtet e sigurisë fizike, mjedisore dhe shëndetësore.
Të përfshirë në planin e masave janë një sërë institucionesh, ku përveç punonjësve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në operacion kanë marrë pjesë edhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Autoriteti Portual Durrës, Kapiteneria e Portit Durrës, Dogana Durrës, Drejtoria e Hetimit Doganor, si edhe Prokuroria e Durrësit.
Pas shkarkimit të kontenierëve nga anija, ato janë transportuar në masa rigoroze sigurie në destinacionin final ku do të mbahen në monitorim dhe administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Çdo veprim është regjistruar dhe dokumentuar përmes procesverbalëve dhe kontenierët janë kontrolluar, skanuar dhe verifikuar, që nga gjendja e tyre e jashtme, deri tek të gjithë elementët e tjerë të sigurisë.
Lajmi kryesor:
Ankorohet anija me mbetje, 102 kontejnerët vendosen në Porto Romano! Ruhen me policë e monitorim me kamera! Ministria: Analizat në Belgjikë e Zvicër (VIDEO)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Nëntor, 09:49
Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?
-
Po
28.3%
-
Jo
64%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 5444
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ankorohet anija me mbetje, 102 kontejnerët vendosen në Porto Romano! Ruhen me policë e monitorim me kamera! Ministria: Analizat në Belgjikë e Zvicër (VIDEO)
8 Nëntor, 07:04
-
Ekspozita fotografike 'Dyrrahu i rrëfyer nëpërmjet monedhave' çelet në Kullën Veneciane
7 Nëntor, 17:14
-
Anija ‘Moliva’ me 2100 tonë mbetje, jepet leja për hyrje në Portin e Durrësit! Ja kur zbarkon dhe si do procedohet
7 Nëntor, 14:27
-
Në katër qytete të ndryshme, Tirana gjen shtëpi për ndeshjen e Superligës larg kryeqytetit
7 Nëntor, 12:54
-
Historia afro 2 mijë vjeçare e Shijakut! Arkeologia: Zbulohen rrënojat e Vilës Romake dhe një punishteje për vajin e ullirit
6 Nëntor, 16:45
-
Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat! Më 15 nëntor hapet aplikimi
6 Nëntor, 13:01
-
Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit
5 Nëntor, 20:18
-
Zbulohen portrete dhe figura shenjtorësh gjatë punimeve në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit
5 Nëntor, 17:44
-
Pamje nga kamerat e sigurisë/ Si u vodh 'Range Rover Sport' që u përdor në atentatin e Shkodrës
5 Nëntor, 14:34
-
Kryebashkiakja e Durrësit rrit pagën e saj dhe të bashkëpunëtorëve mbi 50 për qind! PD kundër: Diskriminuese
4 Nëntor, 15:54
-
Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës
2 Nëntor, 21:29
-
Tension dhe protesta për golin e anuluar, ndërpritet kryendeshja e Kategorisë së Dytë
2 Nëntor, 17:02