Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka nisur këtë të premte me dy ndeshjet e para për raundin e 12-të. Te suksesi kanë dalë Apolonia dhe Lushnja.
Në "Loni Papuçiu" të Fierit, Apolonia vendase fitoi 2-0 kundër Vorës, duke bërë që miqtë të gjejnë humbjen e dytë këtë sezon dhe t'i lënë rrugë të lirë Flamurtarit kryesues. Maksuti në minutën e 10-të dhe Umejiego në të 38 shënuan për fierakët, teksa Ruzgis humbi 11 metërsh te miqtë.
Në "Roza Haxhiu", Lushnja fitoi 3-1 me Korabin. Korreshi, Uillie dhe Canka shënuan për lagunarët, ndërsa dibranët gjetën golin vetëm në fund me Markun.
Raundi i 12-të i së Parës ndahet në tre ditë, aty ku spikat Kastrioti - Pogradeci apo edhe sfidat e Besës dhe Flamurtarit për vetë renditjen dhe objektivat e klubeve.
Kategoria e Parë, raundi 12-të:
E premte, 8 nëntor 2024
Apolonia 2-0 Vora
Lushnja 3-1 Korabi
E shtunë, 9 nëntor
Erzeni - Kukësi
Kastrioti - Pogradeci
E diel, 10 nëntor
Besa - Valbona
Burreli - Flamurtari
Renditja: