Agjencia e Pronave shpërndan
3.7 mln € për pronat e zëna

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njoftoi se aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 49 aplikimeve të ish-pronarëve, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik. Janë katër aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së.

Për 7 aplikime, vendimet e të cilëve përfitonin kompensim fizik, është vendosur përfundimi i procedimit pasi subjektet kanë hequr dorë nga kompensimi fizik. Ndërkohë, janë 41 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar.

Vlera e kompensimit financiar që përfitojnë është 321.887.564 lekë. Sa më sipër, vlera e fondit financiar të shpërndarë është 321.887.564 lekë dhe sipërfaqja e kompensuar fizikisht është 79.635,8 m2.

ATP njofton se subjektet do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre. ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës.
 
Legalizimet
Gjithashtu, më datë 17.02.2017, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të disa kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që deri më tani përfitojnë kompensimin/shpërblimin e saj deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Për 88 kërkesa është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse) dhe për një kërkesë është shpërndarë kësti i pestë (në total 13% të vlerës totale), në shumën e përgjithshme 183.173.465,6 lekë. 

Vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.



dy.b/shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve