/ATSH/.-Agjencitë e Kombeve të Bashkuara lançuan Programin e Përbashkët në Veri të Kosovës. Sot, në qendrën informative të BE-së në Mitrovicën veriore nisi zyrtarisht programi i përbashkët i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që përfshinë tre fusha: dhunën në baza gjinore, dhunën në familje e zhvillimin ekonomik dhe punësimin.
Programi në komunat veriore nisi pas diskutimeve të mbajtura në një tryezë të rrumbullakët në 16 qershor me më shumë se 80 pjesëmarrës.
Andrew Russell, koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së i shoqëruar nga donatorë dhe kolegë të agjencive të Kombeve të Bashkuara: Anne Meskanen, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Finlandës, Laila Omar Gad, Udhëheqëse e Zyres së UNICEF-it, Flora Macula, përfaqësuese e UNWomen dhe Aleksandar Nikolovski, këshilltar krysor teknik i zyres së FAO-s, prezantoi programin e përbashkët të agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe iu falenderua qeverisë së Finlandës për ndihmën e madhe financiare në vlerë prej 2 milionë euro.
Kjo qasje gjithëpërfshirëse ka për cak të ngritë ndërgjejgjen e qytetarëve në veri të Kosovës mbi dhunën në baza gjinore dhe atë në familje si dhe arritjen e rezultateve më konkrete në sferën e punësimit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.
"Puna që ne bëjmë së bashku me qytetarët e Kosovës është se përpiqemi të dëgjojmë se cilat janë nevojat e tyre dhe pastaj të ofrojmë përkrahjen tonë, kjo është qasja që kemi edhe ne në OKB edhe Finlanda", tha Rassell në konferencën e sotme për shtyp dhe shtoi se Kombet e Bashkuara janë në dispozicion të të gjithë partnerëve potencialë vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët përkrahin zhvillimin në veri të Kosovës.
E ngarkuara me punë pranë Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen, uroi punë të mbarë të këtij programi dhe theksoi përkrahjen e vazhdueshme të popullit finlandez për një të ardhme më të mirë të Kosovës.

LAJMET MË TË VLERËSUARA