'Washington Post' raportoi se 3 agjentët ishin të dehur kurse njëri prej tyre u gjet i shtrirë në korridor të një hoteli në Amsterdam. Një zëdhënës i Shërbimit Sekret nuk pranoi të japë detaje, por tha se ndaj 3 agjentëve do të hapet një hetim.
Incidenti ndodhi para ardhjes së Presidentit Obama në Holandë ditën e hënë për një samit të sigurisë bëthamore. Gjithashtu zëdhënësi i Shërbimit Sekret shtoi se siguria e Presidentit nuk ishte kompromentuar.
Ky nuk është rasti i parë që agjentë të Shërbimit Sekret përfshihen në të tilla incidente.
Edhe në vitin 2013, dy agjentë të sigurisë së Presidentit Obama u larguan pas akuzave për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme. Kurse në vitin 2012 disa agjentë u shkarkuan pasi kishin marrë disa prostituta në Kartagjenë, Kolumbi.
(v.gj/shqiptarja.com)