Inter dhe Christian Eriksen po përpilojnë detajet e fundit të kontratës që palët do të zyrtarizojnë në ditët e ardhshme. Sipas gazetarit ekspert në merkato, Nicolo Schira, aktualisht agjenti i futbollistit danez Schoots dhe një nga avokatët e tij ndodhet në Milano për detajet e fundit.
Sipas këtij burimi nuk ka asnjë problem pasi akordi është arritur deri në vitin 2024, me futbollistin që pritet të përfitojë 7.5 mln euro në sezon.
Ndërkohë akordi është shumë pranë edhe me Tottenham pavarësisht ofertës së parë të Interit që shkonte në 13 mln euro dhe kërkesës së Tottenham për 21. Deri më tani Interi ka arritur në 18 mln euro dhe në vijim pritet edhe marrëveshja totale.
Sakaq në Angli raportojnë se Eriksen ka takuar sot trajnerin e Tottenham Jose Mourinho i cili është përshëndetur me danezin. Futbollisti i ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar dhe portugezi e ka mirëkuptuar.