NJU XHERSI - Gjatë një aksioni të policisë, në Nju Xhersi një agjenti i FBI - së ka tentuar të hyjë në një shtëpi duke kapërcyer një portë prej hekuri. Deri këtu mirë.

 Ajo që ka bërë që videja të bëjë xhiron e botës, të komentohet me thumba e të qeshura pa fund, është fakti se dera ishte e hapur dhe i gjithë ai mundim dramatik që agjenti i FBI-së bën për të kapërcyer portën ishte i kotë.

Sapo zbret nga dera agjenti i FBI-së vazhdon si i fortë të ecë përpara ndërkohë kolegët e tij vijnë prapa hyjnë pa më të voglin mundim pasi dera ishte e hapur. Videoja e publikuar në NBC news po bën xhiron e botës dhe ka marrë mijëra komente ndërsa është parë më shumë se 600 mijë herë.