Agjenti i infiltruar zbuloi tregtinë e 
minave me celularë në Shkodë

Agjenti i infiltruar zbuloi tregtinë e <br />minave me celularë në Shkodë
TIRANË - Një hetim 6 mujor ka çuar tre persona në pranga gjatë operacionit të koduar “Porosia”, pasi iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese në automjetin ku ata udhëtonin. Mësohet se në pranga është vënë Flamur Bega, Hilmi Isufaj dhe Shkëlzen Metalla dhe janë sekuestruar 6 mina me celularë, 2 pistoleta, 1 snajper, si dhe material të tjera hetimore. Kanë qenë agjentët e drejtorisë së policisë, të cilët të autorizuar me urdhër të policisë kanë zbuluar aktivitetin kriminal të tre personave të dyshuar se mereshin me tregtinë e armëve dhe minave me telekomandë.

Gjithçka është kontrolluar nga policia, pasi një agjent i saj ka hyrë në kontakt me një nga të arrestuarit duke i shfaqur interes për blerjen e një sasie armësh kundrejt një pagese ende të paqartë.

Instalimi brenda një dite
Burime pranë prokurorisë së Shkodrës thanë se të gjitha veprimet e agjentit kanë qënë të monitoruara nga agjentë të tjerë në distancë, për të garantuar e mbuluar sigurinë fizike të agjentit që kishte hyrë në kontakt me një nga autorët që synonte të shiste sasinë e armëve dhe sasinë e minave. Palët kanë rënë dakort, dhe se Flamur Bega, ka pranuar t’i shiste agjentit të policisë, i prezantuar si tregtar armësh, 6 mina me telekomandë dhe një snajper. Instalimi i minave është bërë brenda një dite nga tre autorët.

Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se vetëm për snajperin është rënë dakort të shitej me një shumë prej 6 mijë euro.Agjenti ka porositur snajperin dhe 6 mina me telekomandë. Ndërkohë është zgjedhur dhe një vend i qujtur “Shkodra Park” në dalje të Shkodrës, për të bërë shkëmbimin e minave me telekomandë dhe snajperit, në mënyrë që të ishin larg syrit të policisë.

Arrestimi
Flamur Bega,në këtë shkëmbim armë-para, ka zgjedhur të marrë dhe dy persona të tjerë besnikë si Hilmi Isufaj dhe Shkëlzen Metallën, që të dy të paisur me armë zjarri pistoletë, me qëllim reagimin për çdo situatë të pakëndshme që mund të lindte nga shkëmbimi i parave dhe minave e snajperit. Madje njëri nga të arrestuarit ka qëndruar nga pas automjetit ku ndodheshin minat, me qëllim monitorimin në distancë të çdo situate të pakëndshme.

Mirëpo, teksa udhëtonin për të shkuar tek vendi ku kishin lënë takimin dhe kanë parkuar mjetin në “Shkodra Park”, kanë ndërhyrë efektivët e policisë së Shkodrës, të arrestuar tre persona, ku dy prej tyre u janë sekuestruar dy pistoleta “Zastava- Magnum 357” dhe një pistoletë tjetër model 56-të.Ndërkohë pas kontrollit të automjetit janë sekuestruar 6 mina me telekomandë, një snajper, telefona dhe disa materiale të tjera.Në momentin ndalimit tre personat nuk kanë bërë asnjë rezistencë ndaj efektivave të policisë. Ndaj tre personave është ngritur akuza e “Trafikimi i armëve dhe municioneve” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Sekuestrimet 
6 Mina me telekomandë në distancë me celular.
Një pistoletë model 57 e  kalibrit 7.62 mm
Një revolver model Zastava- Magnum. 357
Një Pushkë me  mjete – optik (Snajper) “PROEKT-CB007” kalibrit 7.62  mm
23 copë fishekë
Dy telefona “SAMSUNG”
Dy automjete.


Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)