Do t’i kthehem një teme, më saktë një skandali të padëgjuar në historinë e komunikimit publik, të cilin e ceka kalimthi në një shkrim timin të para disa ditëve. Fjala ishte për deklaratat dhe qëndrimet e kryeministrit Sali Berisha ndaj grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë. Nuk merrej me grevën, por me grevistët. Nuk merrej me çfarë kërkonin ata, por kush ishin ata, duke mos lënë gjë pa u thënë. Ky lloj komunikimi, i panjohur deri me sot në praktikat e një qeverie civile, pati pasoja tragjike. Gjergj Ndreca dhe Liraku Bejko u dogjën me benzinë. Liraku vdiq "për një fjalë të mirë", një shprehje që të ngre mornica jo vetëm për atë që thotë, por edhe për atë që nuk thuhet, që nënkuptohet, domethënë vdiq nga një fjalë e keqe. Se fjalë thanë boll zyryarët e lartë të këtij vendi, veçse në vend të fjalës që shëron, thanë fjalën që vret. Duan apo nuk duan, do ta kenë barrë në ndërgjegje fundin tragjik të Lirakut. Ky e pagoi me burgim në rini rebelimin kundër ligjit të komunizmit. Njëzet e dy vjet me vonë e pagoi me jetë rebelimin për zbatimin e ligjit të demokracisë. Kështu u mbyll rrethi i dramës së tij. Koshienca qytetare e këtij vendi nuk mund të mos jetë goditur rëndë, thellë.
Pse dreqin nuk i njoftuan zyrtarisht, Lirakun dhe shokët e tij, qëkurse ishin në grevë, se kësti i dytë i dëmshpërblimit do t'u jepej në fillim të muajit nëntor? Pse ua mbajtën të fshehtë ketë lajm kur i kishin ato lekë dhe kur shihnin se po vuanin nga urija dhe akoma me shumë nga sjelljet denigruese? Pse nuk u ul qeveria me ta për t'u sqaruar situatën e parave dhe për t'u marrë vesh për një kalendar të mundësive reale? Vetëm kaq po të kishte bërë kryeministri, sot Liraku do të ishte gjallë pranë familjes se tij dhe Gjergji nuk do të ishte i mbushur me plagët e djegieve dhe gjithë shokët e tyre të vuajtjeve dhe jo vetëm ata nuk do të ishin të helmuar nga vdekja e Lirakut. Pyetja "pse, pse, pse" kthehet e rikthehet si një ankim kundër vdekjes së evitueshme të grevistit, si një mundësi e djegur, si një nevojë për të kuptuar dhe si një revoltë gjithashtu. Ngado që të sillesh, sado i dëshërur të jesh për të gjetur një përgjigje logjike, nuk gjen dot asnjë tjetër veç asaj se qeveria nuk duron dot që qytetarët e Republikës t'i kërkojnë dhe t'i përfitojnë gjerat që u takojnë si një e drejtë, por vetëm si një dhuratë, si një nder, apo edhe si një lëmoshë e qeverisë për ta. Që katë ta brohorasin duke i puthur duart e këmbët shefit të saj! Kjo është politika e një qeverie që kërkon t'i shkëmbejë detyrimet e saj për zbatimin e ligjeve dhe respektimin e të drejtave me mbylljen e gojëve, me ngordhjen e nervit qytetar, duke kultivuar me sa të mundet kulturën e nënshtrimit dhe konformizimit. Një politikë dhe një kulturë arkaike, që do të bënte masë patjetër me shtresën e ish të përndjekurve politikë, të cilët janë vërtetë grupimi më tolerant i shoqërisë poskomuniste, por konformizimin nuk e njohin.
Liraku vdiq për një fjalë të mirë, por nuk mbaron këtu bilanci i bëmave të fjalës se keqe. Zemrat e gjithë grevistëve të tjerë të urisë janë thyer duke dëgjuar kryeministrin t'u thotë njërit pijanec, tjetrit bixhozxhi, tjetrit trafikant-konsiderata që nuk kanë asnjë lidhje me ligjin e dëmshpërblimit. Dhe ma merr mendja se janë prekur thellë e janë tronditur mijëra e mijëra njerëz të tjerë në këtë tjerë kur kanë parë se po të kërkosh të drejtat e tua, kryeministri, vetë Ai, nuk përton të të përvishet ty personalisht, duke rrëmuar në gjerat e tua private për të gjetur qimen që do ta plasë në publik duke e bërë tra.
Përtej diskutimeve shterpë a janë të vërteta, të ekzagjeruara apo të trilluara akuzat individuale të kryeministrit për këta ish të përndjekur, unë shtrova në shkrimin tim të mëparshëm një pyetje: A e anulojnë këto vese apo këto shkelje faktin se këta njerëz janë ish të dënuar politikë të diktaturës? Absolutisht jo. Ata meritojnë shpërblimin edhe po të jenë dënuar, fjala vjen, për krime ordinere në demokraci . Kryeministri apo ndonjë zyrtar tjetër mund t'u përvishej atyre vetëm po të kishin falsifikuar burgosjen nga diktatura. Për asnjë shkak tjetër.
Prirja për t'u bërë biografinë njerëzve që protestojnë kundër qeverisë, përveçse një shkelje flagrante në planin etik dhe njerëzor, është edhe një abuzim i pastër i zyrtarit të lartë me detyrën. Shpresoja se Berisha do të reflektonte dhe do te frenohej menjëherë duke parë se kjo e gjuhës që kocka s'ka por kocka thyen nuk është vetëm një figurë letrare. Mirëpo kjo periudhë po na tregon se kryeministri e ka vijë sjelljeje dhe jo thjesht shpërthim emocional të çastit këtë që bëri me ish të përndjekurit.
Po bëhemi dëshmitarë të një shfaqjeje të pashembullt: administata tatimore, policia dhe nëpunësit publikë servilë kanë marrë nga kryeministri dhe për llogari të tij një detyrë që nuk përfshihet në përshkrimin e punës së tyre shtetërore: po skendojnë këdo që shkon dhe flet në takime me shefin e opozitës, po hulumtojnë me lupë e pa lumë në letrat, llogaritë dhe bilancet e këtyre njerëzve për të gjetur ndonjë gjë, ndonjë "njollë" në biografinë ekonomike, për t'ja raportuar kryeministrit që ky pastaj t'i plasë në mbledhje qeverie, në foltoren e Kuvendit e konferenca shtypi siç di vetë. Ky është markimi më absurd dhe më i shëmtuar që një shef qeverie në ndonjë vend të botës së qytetëruar i bën shefit të opozitës. Tashmë janë disa raste kur Berisha u kujton kreditë, borxhet dhe telashet e tjera të jetës atyre që shkëmbejnë mendime apo i qajnë hallin shefit të opozitës. Mirë për ish - grevistët e urisë thoshte "këta e kanë personalisht me mua", duke u nisur nga fërkimet që ka pasur me disa syresh, po me njerëzit e thjeshtë çfarë ka?
Merret vesh se me këtë metodë antidemokratike dhe çnjerësore kryeministri synon të pakësojë njerëzit që shkojnë në takime me kreun e opozitës. Ai kërkon tu japë qytetarëve të thjeshtë mesazhin se unë po ju vëzhgoj, se unë di gjithçka rreth jush. Shumkush në punën e tij ka një gjë që nuk dëshëron të marrë vesh gjithë bota. Pothuajse asnjë biznesmen në Shqipërinë e sotme nuk i ka llogaritë në rregull, shumica dërrmuese kanë borxhe dhe u kanë borxhe dhe kjo situatë e ngrirë po u merr frymën. Ja, me këto luan kryeministri. Në vend që të mos e zërë gjumin për hallet e mëdha që ka sipërmarrja, që nga ajo e fermave dhe dyqaneve e deri te ndërmarrjet industriale, shqetësohet dhe lëshon rrufetë e tij pse sipërmarrësit flasin, i qajnë hallin dhe i shtrojnë probleme shefit të opozitës. Ky është agresion i pastër ndaj lirisë së shprehjes. Kjo është lufta e pacipë që i është shpallur lirisë së mendimit. Nuk kanë mjaftuar tatimoret që ia behin lukuni kundër çdo sipërmarrësi që vihet në rreth të kuq si "person që flet", por tani ka dalë edhe kryeministri me foltoret e tij të panumërta. Që i akuzon për atë që u ka bërë si qeveri.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshms SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com