Karantina/ Agrobiznesi thirrje qeverisë: Lejoni blegtorët e bujqit të qarkullojnë pa orar, që të shmangim kolapsin

TIRANE-Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) Agim Rrapaj i kërkon qeverisë që të marrë disa masa në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, veterinarisë dhe mekanikës bujqësore pas situatës së krijuar nga koronavirusi. Këshilli kërkon që blegtorët, bujqit dhe veterinerët të lejohen që të qarkullojnë pa orar për të shmangur kolapsin agroushqimor.

Deklarata e plotë
Disa masat qe duhen marr ne sektorin e bujqesise, blegtorise, veterinarise dhe mekanikes bujqesore. KASH solidarizohet plotesisht dhe ka udhezuar te gjithe anetaret e vet, qe te zbatojne rogorozisht masat e propozuara dhe vendimet e marra deri tani nga organet e specializuara dhe ato kopetente, per te prandaluar perhapjen e Covid 2019. Ne funksion te qellimit te mesiperm, por edhe per  te mos e futur ne kolaps zinxhirin e prodhimit ushqimor, ju propozojme disa masa qe duhen marr dhe publikuar pa humbur kohe nga organet kopetente qe drejtojne betejen me Covid 2019, per disa  kategori te specializuara, qe kane kapcitete ta perballojne kete beteje pa u demtuar vet dhe pa i demtuar te tjeret:

1.            Mjeket veterinere, zootekniket, ekspertet e insiminimit artificial, personeli farmacive bujqesore dhe atyre veterinare, personeli stacioneve veterinare private, Agronomet e mbrojtjes se bimeve dhe personeli farmacive bujqesore, te trajtohen nga organet e ruajtjes se rendit me te njejtin status si edhe personeli shendetsor human, qe nuk  sherben drejte perdrejte me te semuret e infektuar nga Covid 2019.

2.            Drejtuesit e mjeteve te mekanikes bujqesore, disa punonjes te qendrave te shitjes dhe riparimit te mekanikes bujqesore, blegtoret, prodhuesit, perpunuesit dhe transportuesit  e ushqimeve te blegtorise, te bletarise, te konsiderohen e trajtohen nga organet e ruajtjes se rendit me statusin e miratuar deri tani per punonjesit qe sherbejne ne hallkat e zinxhirit ushqimor per furnizimin e popullit me ushqime.

3.            Blegtoret, transportuesit e qumeshtit, vezeve, mishit, administratoret e shoqatave dhe fermave blegtorale dhe komplekseve te prodhimit te ushqimit te blegtorise, qe ndodhen ne kushtet e mungesave dhe kufizimit te fuqise punetore,  te mos kufizohen me orare fixe ne levizjet qe Ata detyrohen te bejne ne kembe ose me mjete te transportit public ose personale ne drejtim te fermave te tyre.

4.            Tu krijohen disa lehtesi ne levizje dhe ne furnizimin me preparate dezinfektuese cilesore, te miratuara nga organet kopetente shendetsore, specialisteve te dizinfektimit te stallave dhe komplekseve blegtorale.

Ne jemi te bindur se propozimet e sipercituara nuk i cenojne masat e marra deri tani per kufizimin e perhapjes se Covid 2019. I gjithe personaeli sa me siper cituar eshte i afte per te perballuar kete beteje, ka njohurite e nevojshme dhe i ndergjegjesuar, per te realizuar te gjitha kerkesat e nevojshme dhe te domosdoshme per kufizimin dhe parandalimin e perhapjes se Covid 2019.  Ata kane eksperience sepse jane ndeshur dhe kane punuar ne kushte te ngjashme veshtiresie per perballimin e situatave qe shpesh jane krijuar nga disa epidemi qe kane ndodhur me pare ne kafshe.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • romi i kulturuar: 18/03/2020 00:05

    EDI RAMA MOS PENGO BLEGTORET E BUJQIT TE PUNOJNE ,do me na lone pa buke fare se pa leke ke kohe qe na ke lone,,,NE FSHAT NUK KA RREZIK KORONA,,DHE DESHA TE THEM QE gjendja ne qytete si Tirana dhe durresi eshte katastrofe,,,ngadale-ngadale po mbarojne ushqimet,,,qeveria I ka vjedhur parate tona qe duhej te ishin per shendetsine,,emergjencat civile,,,me ppp,dhe tendera,,,te vrafte korona o edi bashke me kalbesirat e tjera ,,basha,berisha,meta,kryemadhi,veliaj,….jeni ju qe e keni cuar shqiperine ne kete derexhe...KENI 30 VJET QE VETEM VIDHNI SHQIPERINE,,,..Tirana dhe durresi jane te qelbur kurse CUNI I KU*VES ZGERDHIHET DHE NA THOTE SE DEZIFEKTIMI DHE LARJA E TIRANES JANE TE SHTRENJTA ,,,POR PER C'FARE I KE MARRE TAKSAT E PASTRIMIT MOR KELYSH KU*VE,,,PO NA BEN TE TE SHAJME O VELIAJ,,,SE E MERITON,,KESHTU THONE TE GJITHE NE TIRANE PER ERIONIN,,,PLEHRAT BEHEN KAPICE AFER SPITALEVE APO NE PERIFERI,,KURSE KRYETARI BASHKISE NA RRI NE SHTEPI....,ptu..ptu..

    Përgjigju
  • La dimir: 17/03/2020 21:11

    Ne nuk i vleresojme sa dhe si duhet situatat sidomos kjo e fundit qe ka te beje me jeten ton. Me teperna dhimset xhepi se sa jeta. Ndergjegjsimi do te arrihet nepermjet zbatimit te madave estreme me gjobe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vitet ikin, klasi mbetet! Zidane zbret në fushë në moshën 52-vjeçare dhe dhuron spektakël

VIDEO/ Vitet ikin, klasi mbetet! Zidane zbret në fushë në moshën 52-vjeçare dhe dhuron spektakël