Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vjedhjen e marrëveshjes sekrete ushtarake Shqipëri-SHBA në ambientet e Kuvendit nga deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Përmes rrjeteve sociale, shefi i ekzekutivit shkruan se pasi vodhi dokumentin e klasifikuar Shehaj "tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin".
Kreu i qeverisë i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet ndaj Shehajt për grabitjen e një dokumenti të klasifikuar, ndërsa shpreh keqardhjen për dëmtimin fizik të punonjëses së Kuvendit, e cila u rrëzua nga shkallët teksa ndiqte kreun e një prej partive opozitare në vend.
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin
Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit
Komente










Bere krahasime me ballistet e megjithate eshtrat e kreut te ballisteve i ktheve me ceremoni madheshtore e i varrose aty ku nuk i takon te varrosej.Hipokrit!
PërgjigjuJe e sakte Iris. Eshte hipokrit
Kur vidhet nje dokument “I klasifikuar” pjyetja shtrohet ore si dhe ne ckushte ruhej dhe mbrohej materiali i “klasifikuar “; dhe i klasifikuar cfare: Sekret Shteteror!?; I Nato; cfare lloj “kllasifikimi “ pellet kryepyka yne!! Ajo qe evidentohet qarte eshte shperdorim i detyres i rende e perseritur dhe neperkembja sistematile e ligjit per etiken nga kryepykisti Rama. Ndaj SPAK mos vonoje shume….
PërgjigjuLeni sloganet Pallosh, por ço kallzimin ne Prokurorii. Nëse je per shtet ligjor, vepro sipas ligjit, dhe mos Dil te na perrallisesh ne media
PërgjigjuPo, jam i te njetit mendim. ER, ka nje prokurori qe e paguan me taksat e varfanjakeve shqiptare, dhe jo me leket e drogmeneve dhe hajduteve. Nese ka vend per kallezim ne prokurori, t'ia kaloje dosjen e hajdudit vlonjat.
edhe ti tregoji vendin Ballukut
PërgjigjuNqs ti dhe ata 82 legenat e tjere te PS qe kemi zgjedhur nuk u tregojne vendin prokuroreve Argitas ata do vazhdojne agjenden e tyre anti-shqiptare.
Përgjigju