Ahengu ‘Shkodran’, mbahet edicioni i 12-të! Artistë të rinj dhe të afirmuar sjellin këngët popullore

Ahengu Shkodran, vazhdimi i një tradite të hershme të lidhur me zhvillimin e muzikës shkodrane uli siparin e edicionit të 12-të tij në Muzeun Historik të Shkodrës. Artistët më në zë të qytetit interpretuan në mënyrë mjeshtërore këngët më të bukura ndër vite.

Artistja e mirënjohur Mukades Çanga dhe kryeashiku i ahengut, Agim Molla ishin artistët që sollën atmosferë festive tek të pranishmit. 

Kënga popullore është një nga simbolet e Shkodrës, u shpreh në përfundim të kësaj nate, udhëheqësi artistik.

Me entuziazmin që i karakterizon, disa nga artistët e rinj thanë se ndihen me fat që janë trashëgimtarë të këngës shkodrane.

Edicioni i 12-të i Ahengut Shkodran organizohet nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” nën kujdesin e Bashkisë Shkodër.


 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Bota reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit

Bota reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit