Ahmet Dursum, libër për
Ramën dhe Bashën

Ahmet Dursum, libër për<br />Ramën dhe Bashën
TIRANE- “Macja e Schrödingerit dhe Rama-Bretkosa e Markovit dhe Basha”. Me këtë togfjalësh tepër të gjatë dhe të çuditshëm e ka emërtuar librin që ka hedhur në treg nga shtëpia botuese “Naimi” shkrimtari dhe gazetari turk Ahmet Dursun, që jeton në Shqipëri prej shumë vitesh. Libri është promovuar dje paradite në Muzeun Historik Kombëtar. Dursun, një njohës i mirë i jetës shqiptare dhe politikës që udhëheq vendin tonë, në librin e tij që i përket gjinisë së publicistikës ka bërë paralele mes dy simbolikave botërore dhe përkatësisht dy figurave qendrore të politikës. Në këtë libër ai nuk ka zbërthyer vetëm politikën shqiptare, por gjithë jetën politike sociale të tranzicionit shqiptar.

Studiuesi shqiptar Virion Graçi thotë për librin e Ahmet Dursun se: “Ky libër të kujton njëherësh paditurinë e shtirur të Sokratit dhe Ezopin. Dituria është e ardhur me urtësi, kurse kritika e thellë, e gjithanshme, është e pëshpëritur me gjuhën parabolike të ortakëve lindorë, që aq shumë filozofi e dritë i kanë dhënë njerëzimit pikërisht në agun e qytetërimit. Mbi të gjitha, në tekstet e Ahmet Dursun ka merak njerëzor, dashuri të natyrshme, dhembshuri për fatin e gjërave të dëlira e të mira që mund të ketë atdheu i tij, Shqipëria”. Studiuesi Behar Gjoka e vlerëson përvojën e autorit si gazetar, ndërsa thotë se “duke qenë gazetar ai është edhe shumë mendjehapur”. Nga ana tjetër, autori ia ka dedikuar librin një personaliteti të kulturës shqiptare, prof. Adriatik Kallullit, i cili e ka nxitur t’i futet letërsisë. Sipas studiuesit, Kallulli, i cili u nda nga jeta para pak kohësh, “Shkrimtari dhe gazetari Ahmet Dursun është “turk” që jeton në Shqipëri prej shumë vitesh.

E ka mësuar shqipen ‘birinxhi’; mund të shprehet e të shkruajë lirshëm në të dhe, eventualisht, në një konkurs të atyre të huajve që shkruajnë shqip do të ishte një pretendent i vendeve të para. Na gëzon fort fakti që një i huaj e shkruan shqipen aq mirë sa të shprehet letrarisht në të, madje, duke rrëfyer edhe shaka tërë kripë, por ca më shumë qëllimi i shkrimtarit: “gjithçka që ndodh brenda është fryt dhe pasojë e asaj që ndodh jashtë dhe detyrimisht do të ndryshojë bashkë me të...”. Edhe folës të tjerë si prof. Emil Lafe, regjisori Milto Kutali, Daut Gumeni, botuesi Naim Zoto e të tjerë, të cilët e morën fjalën gjatë promovimit të librit në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, e vlerësuan librin e ri, ashtu si edhe romanin e mëparshëm të Dursun-it me titullin “Penda e gardianit”, si një risi në letrat shqipe, një pendë e freskët dhe një mendje e emancipuar.

 Shkrimi u publikua sot (28.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris