Ahmetaj: 36 mijë familje do përfitojnë nga rindërtimi! Paratë shkojnë në favor të shqiptarëve (VIDEO)

Ministri Arben Ahmetaj i ka kthyer përgjigje deputetit Halit Valteri teksa ka bërë një rezyme të përfitimeve që marrin qytetarët nga rindërtimi. Ai tha se asnjë qeveri në botë se ka bërë këtë që po bën  qeveria jonë.

"Në respekt të fjalës së Valterit do ti kërkoj Valterit të më kthejë replikë për shqiptarët dhe jo për mua. Buzheti është ai që një parlament vendos ti japë zë atyre boshllëqeve dhe ku ka më shumë nevojë. Deputeti para meje bëri pyetje të duhur k,u shkojnë paratë e shqiptarëve. Një korsi është të flasësh për makro ekonomikë dhe një tjetër të flasësh se ku shkojnë paratë e shqiptarëve.

Ju jeni deputetë të opozitë sdhe me të drjetën tuaj do ta godisni buxhetin. Na jepni opinionin, mbase regullojmë ndonjë gjë jo me metaforra. Ky buxhet tregon se qeveria ka mundësi tu përgjigjet krizave. Një mazhorancë që i bie kriza nga zoti tërmeti dhe arrin të rikuperojë me shpejtësi brenda një viti rritje ekonomike.

Për shkak se trupa mjekësore arriti tu tregonte shqiptarëve se meriton respekti ka ardhur koha të tregojë se po rritet paga me dinjitet.

Sot jemi në një fazë të avancuar të rindërtimit dhe janë 36 mijë familje që do përfitojnë nga rindërtimit. Është kollaj të bësh metafora që as buzën në gaz stë bëjnë të vësh. 620 milion vetëm nga burime të brendshme të parave të shqiptarëve do të shkojnë në favor të familjeve shqiptare. Programi i rindërtimit është unik prapë u bëj sfidë. Më gjeni një vend që  një person ka humbur shtëpinë dhe tu jepet përsëri falas.  Itali nuk jep shtëpi  falas jep kredi të butë. Imagjino  shqiptarët në bankë në rradhë për të marrë kredi për shtëpi. Qeveria bëroi një program në themel në kockë në palcë për tu dhënë shtëpi për tua rindërtuar shtëpitë. Deri në fund të mandatit do të kemi shtëpi të mbaruara.

 Çdonjëri nga ata do të shërbehet nga kjo qeveri ne nuk lëmë askënd vetëm dhe askënd mbrapa. Ne nuk lëmë askënd mbrapa dhe askënd vetëm", tha Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Kuvendi voton projekt-buxhetin e 2021-shit! Denaj: Rritje ekonomike 5.5%! Valteri: Buxhet elektoral


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura