TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 87 vota pro, 9 kundër dhe 2 abstenim projektbuxheti i vitit 2021. "Projektbuxheti i 2021 tregon edhe një herë përgjegjshmërinë e qeverisë për të përballuar krizën". Ky është përkufizimi që i bën kryeministri Edi Rama projektligjit të buxhetit në Kuvend.
Ministrja e Financave ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit objektivat dhe pritshmëritë e qeverisë për vitin 2021, e që gjejnë mbështetje nga ky buxhet.
Ky projektbuxhet i hap rrugën edhe rritjes së pagave për mësuesit dhe bluzat e bardha, të pagës minimale si dhe heqjes së taksave për karburantin në bujqësi. Por për opozitën këto janë thjeshtë premtime elektorale. Këtyre akuzave Iu përgjigjet ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.
Fokus të veçantë në buxhet ka rindërtimi, i cili vitin që vjen do të financohet me 28 miliardë lekë, dhe sipas qeverisë do të përfitojnë 36 mijë familje që do përfitojnë nga rindërtimit. Po ashtu në vëmendje do të jetë edhe reduktimi i borxhit publik me më shumë se 2% në fund të 2021.
Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin e vitit 2021 ditën e sotme me 87 vota pro 9 kundër dhe 2 abstenim.
Mninistri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi, ka deklaruar se buxheti për 2021-shin sa i përket bujqësisë është trefishuar krahasuar me 7 vite më parë.
"Fondi ka një rritje prej 2 miliardë lekësh. Pjesa më e rëndësishme është fondi i subvencionimit të naftës pa taksë të fermerëve. Buxheti në vitin 2021, edhe këtu në këtë kapitull ka një rritje prej 42 % kruefjala është reforma tërësore e shërbimit veterinar. siguria e konsumatorëve. AKU me buxhetine ri do investohet për blerjen e paisjeve laboratorike si dhe do rikonstruktojmë ndërtesën e drjetorisë së përgjithshme të dëmtuar nga tërmeti. Kemi pasur arritje shumë domethënëse gjatë viteve të qeverisjes. Buxheti është trefishuar në krahasim me 7 vite më parë. 22 mijë fermerë kanë përfoituar. 29% rritje në buxhetin e ri të 2021. Skema vetëm për mbështetje direkte duke përfshirë edhe subvencionimin për barrëm fiskale të naftës", tha Çuçi.
Ministri Arben Ahmetaj i ka kthyer përgjigje deputetit Halit Valteri teksa ka bërë një rezyme të përfitimeve që marrin qytetarët nga rindërtimi. Ai tha se asnjë qeveri në botë se ka bërë këtë që po bën qeveria jonë.
"Në respekt të fjalës së Valterit do ti kërkoj Valterit të më kthejë replikë për shqiptarët dhe jo për mua. Buzheti është ai që një parlament vendos ti japë zë atyre boshllëqeve dhe ku ka më shumë nevojë. Deputeti para meje bëri pyetje të duhur k,u shkojnë paratë e shqiptarëve. Një korsi është të flasësh për makro ekonomikë dhe një tjetër të flasësh se ku shkojnë paratë e shqiptarëve.
Ju jeni deputetë të opozitë sdhe me të drjetën tuaj do ta godisni buxhetin. Na jepni opinionin, mbase regullojmë ndonjë gjë jo me metaforra. Ky buxhet tregon se qeveria ka mundësi tu përgjigjet krizave. Një mazhorancë që i bie kriza nga zoti tërmeti dhe arrin të rikuperojë me shpejtësi brenda një viti rritje ekonomike.
Për shkak se trupa mjekësore arriti tu tregonte shqiptarëve se meriton respekti ka ardhur koha të tregojë se po rritet paga me dinjitet.
Sot jemi në një fazë të avancuar të rindërtimit dhe janë 36 mijë familje që do përfitojnë nga rindërtimit. Është kollaj të bësh metafora që as buzën në gaz stë bëjnë të vësh. 620 milion vetëm nga burime të brendshme të parave të shqiptarëve do të shkojnë në favor të familjeve shqiptare. Programi i rindërtimit është unik prapë u bëj sfidë. Më gjeni një vend që një person ka humbur shtëpinë dhe tu jepet përsëri falas. Itali nuk jep shtëpi falas jep kredi të butë. Imagjino shqiptarët në bankë në rradhë për të marrë kredi për shtëpi. Qeveria bëroi një program në themel në kockë në palcë për tu dhënë shtëpi për tua rindërtuar shtëpitë. Deri në fund të mandatit do të kemi shtëpi të mbaruara.
Çdonjëri nga ata do të shërbehet nga kjo qeveri ne nuk lëmë askënd vetëm dhe askënd mbrapa. Ne nuk lëmë askënd mbrapa dhe askënd vetëm", tha Ahmetaj.
Deputeti Halit Valteri ka folur me tone të ashpra në Kuvend kundrejt politikanëve të vjetër.
"Para se të na thuash se Luli ëhstë cun i mirë dhe i bukur plotëso 15 kushtet e bundestagut gjerman se u bërtë gazi i botës duket hapur shampanjë dhe rezultati është i njëjtë. Ju duke lënë Shqipërinë jashtë kornizës së Be, shpëtoni veten tuja, jo më kot spakun e ka zënë gjumi letargjik. Më kot bën thirrje ambasadorja amerikane sepse i ka dosjet aty i ka e di kush ka vila dhe biznese, më kot bëjnë shoë politik.
Trekëndëshi i djallit Edi Rama Lulzim Basha dhe Ilir Meta. Këta janë pengmarrësit e fateve të shqiptarëve, më 25 prill tua tregojmë vendin. Pa largimin e tyre shqipëria do të kthehet edhe 30 vite mbrapa, as sovranitetin se kemi të sigurt me trekëndëshin e djallit që kemi në pushtet. Shikojmë që ky vend të shkojë drejt Be dhe jo të mbrojë interesat e shqiptarëve, Të dashur shqiptarë në 25 prill do ti drejtpohemi kutive të votimit për të mos votuar këta monstra", tha Valteri.
Ministrja e Financave, Anila Denaj në prezantin të projekt buxhetit të 2021 për vitin që vjen tha se shëndetësia në 2021 në raport me përballimin e pasoja që solli parashikohet të ketë fond 6 miliardë lekë ku përfshihet edhe blerja e vaksinës anti-covid.
"1 milardë lekë për ish të përndjekurit. 13 mijë familje do përfitojnë nga një buxhet 1.2 miliardë lekë. Arsimi parashikon shpenzim me 3.8% të produktit të brendshëm bruto. Infrastruktura rrugore parashikon rrijee të madhe. Rindërtimi një zë i rëndësishëm lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me mbajtjen e premtimit. Me një objektiv madhor rindërtimin e të gjithë banesave që kanë marrrë një vëmendje të kosderueshme.
Shëndetësia në 2021 në raport me përballimin e parashikohet një fond 6 miliardë lekë ku përfshihet edhe blerja e vaksinës anti covid. Buxheti për sistemin e drejtësisë do të jetë 7.5 miliardë lekë në vitin e ardhshëm. Pushteti vendor: rritje 1.3 përqind krahasuar me 2020. 56.3 miliardë lekë shpenzimet e pushtetit vendor për 2021. 500 milion lekë për mbrojtjen e shoqërisë civile, një alokim për herë të parë në buxhetin e bashkive", tha Denaj.
Teksa po prezantohet projektligji për buxhetin e vitit 2021 në Kuvend, ministrja e Financave, Anila Denaj tha se vitin që vjen pritet që ekonomia të pësojë një rritje prej 5.5%.
"Kryefjala e këtij projektligji është rimëkëmbja ekonomike, kjo në vazhdën për të kaluar me suskes pasojat e 2 goditjeve ndaj vendit. Zhvillimit të pandemisë i jemi përgjigjur me masa konkrete. Situata është menaxhuar më së miri. Vlerësimi më i fundit i agjencisë ndërkombëtare mudis e konfirmoi këtë.
Zhvillimet makro ekonomike të këtij viti. 6 mujori i 2020 shënoi një rënie -6.6% përqind. Presim rritje ekonomike në 5.5% në 2021
Konsumi shënoi rënie 6.9%. Të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë pësuan rënie. Në 3 mujorin e 2 të 2020 papunësia 12.5 përqind.
Emetimi i suksesshëm i eurobondit. Kemi patur një rritje të rezervave valutore. 2 agjensi prestigjoze kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre. Sistemi financiar dhe aktiviteti i tij ka qëndruar mjaft stabël Kreditimi dhe depozitat në Kuvend kanë qëndruar stabël. Ekzekutimi në tërësi i buzxhetit është brenda parametrave makro fiskal. Balanca primare është parashikuar të jetë pozitive. Në vijim do të paraqes disa zëra të të ardhurave dhe shpenzime.
479 miliardë lekë, të ardhurat zyrtare të buxhetit të shtetiti në 2021. Të ardhurat e buxhetit të shtetit kanë një rritje me 6%. Rritjen e pragut të tvsh nga 2 milion në 10 mln lekë. Njëkohësisht kemi marrë përsipër rritjen e rrogës së pagës minimale. Në raport me shpenzimet buxhetore.
Shpenzimet për investime kapitale janë më të larta në 10 vitet e fundit", tha ajo.