Ahmetaj akuza opozitës: Krijoi krizë artificiale, do mbajnë përgjegjësi (VIDEO)

Ish-Ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë seancës plenare në Kuvend ka komentuar protestat e opozitës duke thënë se opozita proteston sa herë që vendi ynë është përpara momenteve të rëndësishme.

Ndër të tjera Ahmetaj ka thënë se PD e LSI kanë krujuar një krizë artificiale dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë.

PD e LSI jashtë këtij parlamenti kanë bërë të njëjtën gjë, në momente të rëndësishme. Opozita ka dalë në rrugë, ka krijuar artificialisht një krizë për të penguar atë që i takon qytetarëve shqiptarë prej vitesh. Do mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve për këtë që bëjnë sot. Nëse kauza është kaq e fortë c’nevojë ka të bllokojnë rrugët. Kauzat e forta tërheqin vëmendje, dhe i cojmë para institucione përkatëse apo parlamentit, kryeministrisë etj, c’arsye ka të bllokosh rrugët, të pengosh një sipërmarrje, të bllokosh jë të sëmurë të shkojë në spital. Pas 30 vitesh demokraci, bllokimi i rrugëve është instrument i opozitës në rrugë, qëllimi është i qartë. Kam një pyetje, nëse ka dalë se i janë vjedhur votat, do të sjell disa element:

A e keni parë statistikën e votës në 2017? Nuk ka devijim nga tradita, PS merr votat e veta në zona të veta. Argumenti statistikor eështë shumë i rëndësishëm, ajo tregon se PS nuk ka devijuar. E fundit, keni parë vend në botë të dalë opozita të thotë se dua këtë kryeministër. Nuk e do? Hajde voto kundër në parlament. Në finale do shkojmë te vota, nuk shkojmë dot në revolucion, do përballemi në qershor, e në 2021.” -theksoi Ahmetaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë