Ahmetaj-Bashës: Administratorin
e SHQUP s'ka kush ta këshillojë

Ahmetaj-Bashës: Administratorin<br />e SHQUP s'ka kush ta këshillojë
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ironizon deklaratën e një dite më parë të kryetarit të PD, Lulzim Basha për miratimin në fshehtësi të aktit normativ për rishikimin e buxhetit. Ahmetaj thotë se Akti Normativ për rishikimin e buxhetit nuk është ndryshim politikash, por synon përshpejtimin e ekzekutimit të shpenzimeve publike.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministri Ahmetaj shkruan se çdo veprim është bërë në mënyrë transparente. Kreu i Financave, Arben Ahmetaj ironizon se “Administratorin e SHQUP nuk ka kush ta keshillojë”. “Buxheti nuk rishikohet për ndryshim në të ardhura, por për optimizim të shpenzimeve”, shkruan ai. 

Një ditë më parë, kryetari i PD, Lulzim Basha, u shpreh se me rishikimin e buxhetit ulen investimet për disa sektorë të vendit si shëndetësia, arsimi, ndërsa nga ana tjetër rriten fondet për Kryeministrinë dhe ministritë. 

POSTIMI I PLOTE
Administratorin e SHQUP nuk ka kush ta keshillojë.
Akti Normativ është një rishikim rutinë i buxhetit që ka si synim kryesor përshpejtimin e ekzekutimit të shpenzimeve publike, por jo ndryshim politikash. Si instrument ligjor, i përdorur ndër vite, i nënshtrohet të njëjtës procedurë konsultimi parlamentare, nga komisionet e deri tek votimi në seancë. Asgjë e fshtehtë, gjithçka publike e transparente.

Buxheti nuk rishikohet për ndryshim në të ardhura, por për optimizim të shpenzimeve. Të gjithë objektivat janë sipas parashikimeve të fillimvitit, treguesit ekonomikë janë pozitivë:
Indeksimi i pensioneve është rrjedhojë e një reforme të miratuar me konsensus të gjerë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, që synon qëndrueshmërinë e skemës, larg modelit të kolapsit ku ishte.

Deri para pak javësh, administratori i ShQUP fliste për deflacion, ndërkohë që tani thotë që çdo çmim është shtrenjtuar. Inflacioni nuk ndryshon sipas nevojave politike të të harruarit në ShQUP.
Eksportet po ashtu janë statistikë zyrtare, jo tekë ShQUPi. Pa impaktin e ndryshimit të cmimit të naftës dhe kromit, eksportet janë rritur me 7.9%. Pyet dikë që njeh numrat!

Eksportet që lidhen me rritjen ekonomike shqiptare janë rritur. Rritja ekonokomike është 2.96%, nuk e kuptoj përse të dhemb rritja.

Papunësia është ulur, nga 17.3% në 16.6%, pavarësisht se si e do administrator I SHQUP.
Nga ndihma ekonomike janë hequr militantët dhe nuk është në rënie për shtresat në nevojë, vetëm për abuzuesit sipas modelit të shkuar. Ndryshe nga koha juaj, ndihma paguhet në kohë tek shtresat në nevojë.

Investimet publike nuk janë ulur, përkundrazi janë rritur. Fondet e Ministrive të Transporteve dhe Bujqësisë janë rritur me 7.54% (Transportet) dhe 14.6% (Bujqësia) respektivisht, duke prioritizuar projekte si Unaza e Tiranës, aksi Tiranë-Elbasan dhe infrastruktura e ujitjes e kullimit.
Dhe sa për borxhin publik, ai është ulur më 1.3 miliardë lekë, jo rritur. Të ardhurat nga privatizimet po shkojnë përgjysëm në rritje investimesh dhe ulje borxhi, diçka e padëgjuar në kohën tuaj.
Pra administrator, mëso të lexosh shifrat!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës