Tërmeti/ Ahmetaj: Bashkitë 20 ditë kohë për tokat shtetërore të rindërtimit! Do përfitojnë edhe ata me ndërtime pa leje! Aplikimet në pushtetin lokal (VIDEO)

TIRANË- Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka sqaruar të gjitha vendimet e marra nga qeveria sa i përket procesit të rindërtimit të vendit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një konferencë të posaçme nga kryeministria, minstri në detyrë ka sqaruar se të gjitha rindërtimet do të bëhen në prona shtetërore, për këtë arsye u ka bërë thirrje kryebashkiakëve në zonat e Emergjencës (në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës) që brenda 20 ditëve nga ky moment, të përcaktojnë zonat ku do bëhet rindërtimi.

Teksa shprehet se kjo është hera e parë në 30 vite që hartohet një ligj i posaçëm, Ahmetaj u bëri thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti që të aplikojnë në Bashkitë përkatëse për të përfituar një banesë të re ose rikonstruksion. Procedura e aplikimit do të jetë shumë e thjeshtëzuar, sqaroi Ahmetaj, teksa bëri me dije se nga ky proces, do të përfitojnë edhe ata që kanë pasur ndërtime pa leje. 

VIDEO/Fjala e plotë e Ahmetajt

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:10
Tërmeti/ Ahmetaj: Do përfitojnë nga rindërtimi edhe ato me ndërtime pa leje (VIDEO)

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se nga procesi i rindërtimit do të përfitojnë edhe ata që kanë pasur ndërtime pa leje.

"Rindërtimi, që nga shtëpitë tek pallatet apo qytezat urbane që do të ndërtohen dhe palnfiifkohen në Bashki të ndryshme, të gjitha do të kenë bazën kushtetuese ku është e domosdoshme të shpronësimit. Aty ku ka ndërtime pa leje, shteti të marrë përsipër që ajo familje të përfitojë nga programi i rindërtimit, kundrejt kushteve të përcaktuara nga VKM. Komisioni i Rindërtimit, kemi bërë dy mbledhje, tani nëpërmjet vendimi detajohet funksioni i tij", Ahmetaj.

Ora 16:02
Ahmetaj: Të bëhet lista ligjore e familjeve që i janë dëmtuar banesat! Qytetarët të aplikojnë nëpër bashki! Brenda 30 ditësh gati masterplanet (VIDEO)

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka përmendur vendimet e marra në kuadër të procesit të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.  Ahmetaj deklaroi se do të bëhet lista ligjore e familjeve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, shtëpitë e të cilëve janë të banueshme me kusht rikonstriksioni si dhe pjesa tjetër që janë shpallur të pabanueshme. Ai tha se do ngrihet një platformë aplikimi për ta në çdo bashki, ku çdo qytetar mund të aplikojë fare lehtë. Ahmetaj u shpreh se afati i bashkive për të ndërtuar masteplanet për rindërtimin është 30 ditë, si dhe shpjegoi se ato do të vihen në zbatim përmes dy mënyrave, me anë të një minisprojekti (që prek vetëm një banesë), si dhe nëpërmjet bashkive që do të aplikojnë rikonstriksion të përqëdnruar në një zonë të prekur nga tërmeti.

"Do bëjmë të gjithë listën ligjore të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe janë vlerësuar banesat e tyre si të pabanueshme apo edhe ato që në referencë të atyre kritereve, si banesa që kanë nevojë për rikonstrukion. Kryetarët e bashkive nga nesër do të duhet që të ngrenë menjëherë një platformë aplikimi për qytetarët që janë dëmtuar në ato referenca. Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti në banesat e tyre, menjëherë me hapjen e platformës të aplikojnë. Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Do i duhet bashkisë dhe këshillit të ministrave të hartojnë projektin, ose që do të ndërtojnë qytezat apo dhe njësitë individuale. Në të njëjtën kohë një vendim është caktimi i rregullave për hartimin e planit dhe infrastrukturës publike. Ky është një vendim shtyllë në proces sepse i dertyrën bashkitë që menjëherë në bazë të atyre tokave, brenda 30 ditësh të bëjnë planet e detajuara, masterplane, pa këto nuk kalojmë dot në fazën e rindërtimit. Në të njëjtën kohë kaluam edhe vendimin për rregullat dhe procedurat e kompensimit për akomodimin e atyre që janë dëmtuar. Që nga dita e parë jemi kujdesur që askush të mos mbetet në çati që nga strehimi në hotele deri tek akomodimi në shtëpitë e reja Vendimi katërt është përcaktimi i rregullave për përfitimin e granteve të rindërtimit, të lehta mesatare, të rënda dhe të rënda, ku do të përdoren grante të riksonstruksionit, për ata banesa që do të vlerësohen që janë të banueshme me kusht rikontruksioni. Ato do kenë dy mënyra përdorimi, direkt me anë të një miniprojekti, ose nëpërmjet bashkitë respektive e cila mund të aplikojë rikonstruksion të përqendruar", tha Ahmetaj.

Ora 16:01
Ahmetaj: Kryebashkiakët e zonave të emergjencës 20 ditë afat të përcaktojnë tokat shtetërore ku do rindërtohet (VIDEO)

Në një deklaratë për mediat nga kryeministria, Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se banesat private, pallatet apo qytezat do të ndërtohen në prona shtetërore, e për pasojë u ka bërë thirrje kryebashkiakët në zonat e emergjencës që të përcaktojnë këto zona brenda 20 ditëve.

"Procesi konkret ka filluar që një ditë pas tërmetit ka vazhduar me akomodimin e të gjithë qytetarëve që humbën shtëpitë e tyre, bonusi i qirave bën të mundur që të gjithë familjarët të vazhdojnë të kenë mundësinë e një shtëpie me qira dhe në 2 janar Rama ka kërkuar nga Bashkitë në zonë e Emergjencës, të gjithë kryetarëve përkatës të Bashkive të fillojnë procesin ligjor të përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane të cilat Rama u është referuar në vazhdimësi dhe janë pjesë e ligjit të posaçëm për rindërtimin. Brenda 15-20 ditë do të kemi të përcaktuar në të gjithë territorin e Shqipërisë. Të gjitha Bashkitë janë të detyruara brenda afatit të sjellin të gjithë verifikimin e trojeve ose tokave ku do ndërtohen banesat individuale apo qytezat. Ndërkohë, sot kemi kaluar vendime për përcaktimin e rregullave, masën e shpenzimit që kompensohen autoriteteve përgjegjëse të qytetarëve që do përfitojnë. Për herë të parë në 30 vite që hartohet një ligj i posaçëm në përgjigje të emergjencës", tha Ahmetaj.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Habit Endriku: Më shumë duhen Meritoni me Romeon sesa me Heidin!

Habit Endriku: Më shumë duhen Meritoni me Romeon sesa me Heidin!