DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në shtëpinë Marjana Rexhepit, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti. Marjana, ka shpëtuar mrekullisht nga ajo lëkundje tragjike e 26 nëntorit, duke rezistuar 13 orë nën gërmadha, por humbi nënën e saj. Sot ajo ka hyrë në banesë të re, teksa siç shprehet edhe vetë po jeton një jetë të dytë.
"Mendove për një jetime, faleminderit shumë. Respekte shumë për ju. Jeta kështu e ka. Tërmeti ishte një gjë e papritshme. Kam qëndruar 13 orë nën gërmadha, Luani është heroi dhe Rama që solli ndihmësat shumë shpejt", tha Marjana.
Prefekti ka bërë me dije se këto ditë që është ftohtë banorët janë strehuar në çadra dimërore, ku ngrohja do të bëhet me soba me dru, teksa Rama shtoi se janë edhe 250 çadra të tjera që priten të vijnë, por janë vonuar për shkak të festave. Ai gjithashtu njoftoi se po punohet për projektet e shkollave dhe spitale dhe tha se qëllimi është që të vihen në funksion në fillim të shtatorit, kur dhe fillon shkolla.
"Do ta zgjidhim për punë pak ditësh këtë . Ne sot kemi kaluar tek vendimet në qeveri të gjitha hallkat e para. Duhen adaptuar me kuadrin e gjendjes së emergjencës. Duhet të jenë edhe transparente. Sfida është t’i sjellim në një situatë më të mirë se përpara, përndryshe ça kuptimi ka. Ajo gjë që vlen për të gjithë është ta ndërtojmë më mirë se ishte. Ndërkohë po bëjmë dhe projektet e shkollave dhe spitaleve dhe besoj që do t'i kemi në funksion në fillim shtatorit kur fillon shkolla, ky është qëllimi im", tha Rama.
Nga ana tjetër, prefekti, sqaroi se janë hapur 12 pika në qytet ku po bëhen merimentime, po bëhen ndërhyrje dhe tek banesat e dëmtuara nga tërmeti i parë. "12 pika në qytet ku po bëhen merimentime. Në përgjithësi situata është e mirë. Kemi ndjekur edhe zonat e dëmtuara nga tërmeti i parë", tha prefekti.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
3 vite nga tërmeti tragjik, rindërtimi ende në proces! Në Fushë-Krujë, Thumanë e Bubq familjet në shtëpitë e reja, në Krujë mbi 1100 ende me bonus qiraje
26 Nëntor 2022, 16:33
-
3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Qeveria përgjegjëse, 51 persona humbën jetën në shtëpiat e shpallura të pabanueshme! Askush pas hekurave
26 Nëntor 2022, 12:12
-
Sot 3 vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Ambasadorja e BE: Vazhdojmë me programet e rindërtimit
26 Nëntor 2022, 08:13
-
Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona! Mes tyre pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona
7 Nëntor 2022, 09:36
-
Mbi 4700 nxënës në Durrës mësim me dy turne! 3 vite pa tërmetit, 12 shkolla ende në rindërtim, Thërmija: Tenderimi ka pasur vonesa
2 Shtator 2022, 18:43
-
Rama në Manzë, hapen dyert e 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit! Kryeministri: Njëlloj i qëndrojmë pranë shqiptarëve edhe në krizën e çmimeve
28 Mars 2022, 12:01
-
U dëmtua nga tërmeti, shtëpia muze e Aleksandër Moisiut e kyçur prej 2 vitesh, Ministria e Kulturës: Restaurimi në një moment të dytë
13 Mars 2022, 22:16
-
Vuajtjeve të Asqeri Letit i vjen fundi, hyn në shtëpinë e rindërtuar në Laç: Do marr teshat, që sot do fle këtu! Përfundon procesi i shpërndarjes së çelësave për 522 familje
15 Shkurt 2022, 10:44
-
Riparimi i 4 pallateve në Laç, banorët: Punimet pa cilësi! Themelet s'janë hapur tamam! Kryebashkiakja s'e ka vënë ujin në zjarr
11 Janar 2022, 17:03
-
I dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, shembet me 20 kg eksploziv pallati në Durrës! Çahen muret e thyen xhamat e 8 banesave dhe 2 bizneseve përreth (VIDEO)
10 Janar 2022, 12:58
-
U dëmtua banesa nga tërmeti, për të tretin vit radhazi mungon festa e Vitit të Ri për familjen Veseli në Fushë-Milot: Edhe këtë vit e kaluam në çadër, vajza është sëmurë se fle në të ftohtë
2 Janar 2022, 14:24
-
SPECIALE/ COVID-19 dhe ekonomia, në ditarin e gazetareve Doris Sallaku dhe Eliza Gjediku
1 Janar 2022, 18:38