Me anë të një postimi në Facebook Ish Ministri i Ekonimsë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka bërë të ditur konfirmimin për rritjen e ekonomisë me 4% gjatë vitit 2018.
“Katër herë më shumë nga niveli modest prej 1% ku e nisëm në 2013!”, - ka thënë Ahmetaj.

Ish-ministri gjithashtu ka dhënë edhe një tjetër lajm të mirë, atë për vazhdimin e rritjes së konsumit final të popullatës, me 2.84% në terma vjetorë dhe investimeve me nje rritje 1.87%.
Postimi i plotë: Ekonomia që shpërblen! Rritja ekonomike në vitin 2018, konfirmohet mbi 4%. Katër herë më shumë nga niveli modest prej 1% ku e nisëm në 2013! Konsumi dhe investimet, mbeten gjeneratoret kryesorë të rritjes ekonomike, edhe në reflektim të rritjes së besimit në ekonominë shqiptare, falë reformave që ndërmorëm në vite dhe konsolidimit të duhur fiskal. Në tremujorin e fundit 2018, ekonomia u rrit me 3.10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0.57% më shumë se tremujori paraardhës. Kontributin kryesor e kanë dhënë industria, tregtia me pakicë, aktiviteti financiar etj.
Lajmi tjetër i mirë është vazhdimi i rritjes së konsumit final të popullatës, me 2.84% në terma vjetorë dhe investimeve me nje rritje 1.87%. Sfida është ende aty; ruajtja e ritmit të reformave dhe vazhdimi i konsolidimit fiskal!
Komente


E vertete eshte por nuk eshte merite e jote mashtrues
Përgjigju