Ahmetaj letër BE-së: Veshjet e mjekëve dhe të ushtrisë prodhojini te fasoneria shqiptare

Ahmetaj letër BE-së: Veshjet e mjekëve dhe të ushtrisë prodhojini te fasoneria shqiptare

Ministri Arben Ahemtaj i ngarkuar me detyrën e administrimit të situatës së COVID-19

TIRANË- Ministri Arben Ahemtaj i ngarkuar me detyrën e administrimit të situatës së COVID-19 u ka dërguar një letër ministrave të ekonomisë të vendeve të Bashkimit Europian, që  të prodhojnë veshjet profesionale të mjekëve, ushtrisë, e policisë te fasoneria shqiptare.

Me anë të një letre që mban datën 7 prill, por publikua sot, Ahmetaj u kërkon që të shohin mundësinë e bashkëpunimit, për shkak se biznesi fason në Shqipëri ka pasur dëme ekonomike për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ky bashkëpunim, sipas Ahmetaj, do të ishte shumë i vlefshëm për të dyja palët, si për vendet europiane që i furnizon me këto pajisje në një kohë kur ka shumë nevojë, por edhe u jep një frymëmarrje jetike bizneseve shqiptare.

"Në vazhdën e nismave për mbështetjen e sektorëve të ekonomisë të afektuar si pasojë e COVID-19, i jam drejtuar me një letër zyrtare Ministrave të Ekonomisë të vendeve të rajonit e BE, për të konsideruar mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë fason në Shqipëri, për prodhimin e veshjeve të specializuara në mjekësi dhe uniformave të policisë e ushtrisë.

Kompanitë shqiptare të fasonit, në kushtet kur kontratat e mëparshme me porositësit janë ngadalësuar apo në disa raste ndërprerë, kanë përshtatur ciklin e prodhimit me situatën aktuale, për ta orientuar prodhimin drejt veshjeve dhe këpucëve për mjekët, policinë, ushtrinë dhe gjithë forcat që sot luftojnë në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm.

Bashkëpunimi me vendet partnere, nga njëra anë i jep një frymëmarrje jetike sektorit duke mundësuar vijimin e aktivitetit, dhe nga ana tjetër furnizon nevojat e shteteve që në këtë periudhë shkojnë përtej kapaciteteve të tyre. Jam i bindur në angazhimin e fqinjëve dhe partnerëve tanë për ta kthyer këtë në një korsi bashkëpunimi dhe përfitimi reciprok, sepse si çdo luftë, edhe këtë mund ta fitojmë vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë!", shkruan Ahmetaj.

Letrat e dërguara nga Arben Ahmetaj ministrave të BE-së

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kiu: 13/04/2020 19:10

    Me ndonje tender

    Përgjigju
  • bledi: 12/04/2020 09:15

    Ca 300 mi lek thua.nha 230 mij u japin te shkretve,u marin shpirtin 8 ore si skllever te varfrit njerez.ARBEN je kokrra e legenit kurvarit kumarxhiut hajdutit

    Përgjigju
  • Mali: 12/04/2020 02:10

    O LAB MUTI,,MOR HAJDUT I QELBUR,,KY ESHTE SUKSESI I QEVERISE TE MAJTE ,,I MBYTET SHQIPTARET NE FABRIKA KEMISHASH PER 300.000 LEKE NE MUAJ,,AS INVESTIME TE MEDHA E AS RROGA TE MEDHA,,PSE QENDRONI NE QEVERI KUR S,JENI NE GJENDJE TE RRITNI RROGAT DHE MIREQENIEN E SHQIPTAREVE...NGRIHU O POPULL PERMBYSINI SE PO JU PIJNE GJAKUN EDI RAMA ME BIJTE E KU**AVE...

    Përgjigju
  • Andoni: 11/04/2020 18:28

    Super!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi