Ahmetaj: Paga mesatare në shtet do pësojë rritje, shifra shumë shpejt

Ahmetaj: Paga mesatare në shtet do pësojë rritje, shifra shumë shpejt

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, njoftoi sot rritjen e pagës mesatare në shtet. Gjatë raportimit në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj tha se përmirësimi i tregut të punës krijon terren të përshtatshëm për rritjen e pagës reale. Ndërsa shifra sesa do të rritet paga mesatare, Ahmetaj tha se do bëhet publike në një moment tjetër. 

Iu referuat pagës mesatare në shtet, ka njohur rritje reale në fund të 2017 me 8% dhe besoj që do kemi shifra të reja shumë shpejt, për shkak të përmirësimit të tregut të punës, do kemi rritje të pagës reale. Sa të dalë shifra, do t'i ndajmë me ju. Sot Shqipëria është me rritjen më të madhe të pagave që prej 2010-ës. Është raporti i fundit i BB që konstaton ritmin e rritjes. 

Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë dhe Financave


Lajmi kryesor:

Braçe 'ngacmon' Ahmetajn tek Ekonomia, ministri: Mos më ndërpre të lutem!


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë