Tirane- Në komisionin e Ekonomisë, teksa shqyrtohej akti normativ për buxhetin e vitit 2018, kreu i këtij Komisioni Erjon Braçe shtroi disa pyetje për ministrin e Finacave, Arben Ahmetaj që shkaktuan edhe debat mes tyre. Sipas Braçes ka pasur një vonesë në lëvrimin e fondeve dhe dikush duhet të japë llogari për këtë. Braçe kërkoi të dinte se si ka mundësi që të preken fondet e disa ministrive të rëndësishme siç është ajo e Bujqësisë dhe e Transportit. Në një moment replike mes tyre Ahmetaj është dëgjuar teksa i kthehet me fjalët: Mos më ndërpre të lutem
Braçe e ka ndalur vëmendjen e tij tek mirëmbajtja e rrugëve, duke i kërkuar llogari, ndërsa Ahmetaj tha se ishte i hapur të uleshin e të diskutonin në lidhje me këtë çështje.
Pyetja e parë e Braçes kishte të bënte me dhëninen e koncensioneve, a janë dhënë konform ligjit. Ai po ashtu kërkoi të dinte pse kishte rritje fondi për menaxhimin e mbetjeve dhe sekorin e energjisë që ka ecuri të mirë? Braçe kërkoi të dinte pse kishte ulje fondi prej 33 milionë lekësh për stafin e vettingut? Po ashtu donte të dinte pse kishte më shumë leje ndërtimi në Tiranë se në bashkitë e tjera?
Braçe: Më intereson të marrë përgjigje për pyetjet që kam bërë
Ahmetaj: 3.3 mld është paketa e solidaritetit që do i ofrohet pensionistëve në fundvit. Të gjitha të dhënat e tjera do t;i dërgoj me email
Madje për të dhëna më të plota, Ahmetaj tha se do t’i dërgonte edhe një email.
Braçe: Cfarë do më dërgosh me email, të dhënat e FMN?
Ahmetaj: Të gjitha të dhënat do t'i dërgoj
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, njoftoi sot rritjen e pagës mesatare në shtet. Gjatë raportimit në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj tha se përmirësimi i tregut të punës krijon terren të përshtatshëm për rritjen e pagës reale. Ndërsa shifra sesa do të rritet paga mesatare, Ahmetaj tha se do bëhet publike në një moment tjetër.
Iu referuat pagës mesatare në shtet, ka njohur rritje reale në fund të 2017 me 8% dhe besoj që do kemi shifra të reja shumë shpejt, për shkak të përmirësimit të tregut të punës, do kemi rritje të pagës reale. Sa të dalë shifra, do t'i ndajmë me ju. Sot Shqipëria është me rritjen më të madhe të pagave që prej 2010-ës. Është raporti i fundit i BB që konstaton ritmin e rritjes.
Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë dhe Financave
Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe i ka kujtuar ministrit Arben Ahmetaj premtimin e maxhorancës se shpërblimi për pensionistët në fundvit do shkojë deri në 10 mijë lekë të reja.
Gjatë raportimit të Ahmetajt te Ekonomia, Braçe tha se një deputet merr 10 mln lekë si aksioner, ndërsa diskutimi për pensionistët bëhet për 50 mijë lekë të vjetra.
Luftë pabarazisë. Është e paimagjinueshme që një deputet si aksioner të të marrë 10 milionë lekë, ndërsa ne këtu flasim për 50 mijë lekë. Kemi premtuar 7-10 mijelë lekë.
Erion Braçe, deputet i PS
Përgjigja e ministrit Arben Ahmetaj ishte se vlera pritet të shkojë në ato shifra, por për këtë vit parashikimi është se çdo pensionist do përfitojë në fund të vitit 5 mijë lekë të reja shpërblim.
Humor partiza...!!!
PërgjigjuNga nje antipati qe kam pasur ndaj Braces,tani mund te them qe ne mes te zullumit je i vetmi qe guxon e i ve ne pozite te "pa prekshmit" e Rames.Te kthej pergjigje me email do te thote qe nuk je i sigurte ose nuk i di shifrat per te cilat behet fjale.3 pikat qe preke jane me te nxehtat:energjia,vettingu,lejet.je me plot gojen nje "Opozitar".Bravo
PërgjigjuSi Erjoni apo Pandi, jane pak.. por keta e din mire se pjesa tjeter duke filluar nga drejtoret(hallka baze e korrupsionit) e deri larte, duhen nderruar, .. Po puthi u dha voten per lufte ndaj korrupsionit, kjo jo vetem nuk ka ndodhur, por korupsioni eshte bere qellim kryesor i tyre.
PërgjigjuKy minister duhet te iki nje ore e me pare , per pa aftesi te theksuar dhe korrupsion me koncensionet e shumta . Bracja ka te drejte ti jerooh llogari , por jo te jape pergjigje me i mail pir direkt ne komision te degjoj populli si administrihen taksat qe ai paguan . Nese Rama do te humb sebepi do jete Ahmetaj .
PërgjigjuPo pergjigju o Tom Cruiz i qeverise. Pyetjet jane te thjeshta, perse me email dhe jo publikishr? Buxheti i takin gjithe shqiptareve dhe keqmenaxhimi i tij te ben ty me pergjegjesi. Ne e,ail do i shkruash ndonje batute se po te kushe pergjigje do e kishe dhene o mesues anglishteje per ciklin e ulet.
PërgjigjuRESPEKTE ERJON BRAÇES që po i bën "OPOZITË" këtij HAJDUTIT me Damkë të Financave të SHTETIT ! BRAVO BRAVO BRAVO ERJON dhe mos u ndal , sepse Shqipëria NUK ka OPOZITË ! PDja , LSIja dhe Fatmir Medija , janë një TUFË KRIMINELËSH dhe KRYE HAJDUTËSH , që duan PUSHTETIN në TAVOLINË dhe pastaj të Instalojnë HAJDUTËT si GENC RRULI , ARDIAN FULLANI dhe KRYEHAJDUTI me DAMKË PETRIT BANDIT VASILI! Mos ju ndaj HAJDUTIT Arben Ahmetaj ZOTI BRAÇE sepse është njësoj si Petrit Vasili dhe Tritan HAJDUT Shehu ! BJERU Kokës HAJDUTËVE Zoti BRAÇE , të kujtdo krahu Politik Qofshin , sepse HAJDUTI ngelet HAJDUT dhe duhet të shkoj në BURG ,sepse është RREZIK KOMBËTAR për Shoqërinë . RESPEKTE ERJON BRAÇE
Përgjigju