Ahmetaj: Rritja ekonomike në vitin 2017, më e larta në gati një dekadë

Ahmetaj: Rritja ekonomike në vitin 2017, më e larta në gati një dekadë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, thotë se rritja ekonomike në vitin 2017, është më e larta prej një dekade. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj shkruan se rritja ekonomike në 2017 arriti në 3.14%, duke kapur pritshmëritë prej 3.84%. 

“Rritja ekonomike në vitin 2017, më e larta në gati një dekadë! Megjithëse kishim një vit të vështirë energjetik në gjysmën e dytë të tij, rritja ekonomike përmbushi tërësisht pritshmëritë tona prej 3.84%, duke tejkaluar madje parashikimet e shumë institucioneve ndërkombëtare. Konsumi final i popullatës vijon trendin e vet pozitiv, duke u rritur edhe në tremujorin e fundit të vitit me 3.14%. Jemi në rrugën e duhur të konsolidimit dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, por patjetër mbetet ende shumë për të bërë, për ta bërë atë të prekshme për çdo familje shqiptare”. 

Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë dhe Financave 


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë