Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar se sot hapet gara për modelin e shtëpive që do të rindërtohe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ai tha se gara për modelet e shtëpive do të mbyllet në datë 6 shkurt. Pas kësaj date, theksoi Ahmetaj do të nisë procesi për ndërtimin e banesave bashkëkohore dhe anti-sizmike.
Ahmetaj i bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë online për banesat ndërsa për ata që nuk do mund të bëjnë aplikimin online u shpreh se janë hapur 75 zyra që do të jenë në dispozicion të tyre.
"Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave.
Enti i banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive, pra njësive individuale. Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkrut do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi.
Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje qytetarëve të përshpejtojnë aplikimin në platformën elektronike që të kalojmë në momente të tjera. Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve, në krye të dy ditëve kanë aplikuar rreth 200 familje. Aplikoni sa më shpejt, procesi është i thjeshtë dhe keni njësitë administrative, punonjësit, gjithë stafin tim në dispozicion për të ecur sa më shpejt në procesin e aplikimit në platformën elektronike", tha Ahmetaj.
Lajmi kryesor:
18 zonat e reja ku do të rindërtohet pas tërmetit/ Ahmetaj: Sot hapet gara për modelet e shtëpive! Aplikoni në platformë (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7965
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor, 13:06
-
Delvinë/ Banorët kontribuojnë për kthimin në identiteti të kishës bizantine
9 Nëntor, 17:15
-
'Shkundja' e tërmetit ende pasoja në buxhet! Në 5 vite rindërtim, kostoja 920 mln €
7 Nëntor, 16:01
-
Dosja 'Buka', Avokatët e Ahmetajt kërkojnë pushimin e çështjes, SPAK kalimin për gjykim! GJKKO vendos më 18 nëntor
4 Nëntor, 11:45
-
Durrës/ 78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës! 353 mln lekë dëm shtetit
1 Tetor, 10:10
-
Afera e Inceneratorëve/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i mbyll më 22 Dhjetor
23 Shtator, 11:19
-
Kombinat, Veliaj në pallatet e rindërtuara pas tërmetit: Jemi afër fundit, për ato që kanë mbaruar më përpara, do të hedhim shortin
5 Shtator, 17:19
-
Kombinat, Veliaj në pallatet e rindërtuara pas tërmetit: Jemi afër fundit, për ato që kanë mbaruar më përpara, do të hedhim shortin
5 Shtator, 12:30
-
Në kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj shijon pushimet në shoqërinë e Vangjel Dules në Zvicër! Gazetari nxjerr foton: Po bëjnë plane si të çajnë Çetën e Dibrës
23 Gusht, 20:48
-
Pesë vite pas termetit, 56 familje në Lezhë janë ende pa strehë! Kryebashkiaku i Lezhës: Qeveria ka bllokuar fondet e Rindërtimit
10 Gusht, 15:38
-
Nxjerrja e Ahmetajt si viktimë, ndihma më e madhe që mund t'i jepet çdo të korruptuari
30 Korrik, 14:33
-
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër
30 Korrik, 09:55