Aleanca Kuq e Zi në ditën e punëtorëve ka shprehur shqetësimin e saj nga qyteti i Lushnjës për shifrat në rritje të papunësisë dhe varfërisë. Gjatë fjalës së tij në këtë takim në Lushnje, kreu i AK, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Myzeqeja ëshët hambar i prodhimtarisë shqiptare dhe se ky fakt mund të afrojë bahskimin ekonomik me Kosovën.
Më tëj në fjalën e tij ai u ndal në vizitën që pritet të kryejë në Tiranë komisioneri për zgjerimin e BE, Stefan Fyle. AK vlerëson se qeveria nuk ka plotësuar 12 kriteret e Komisionit Europian dhe se është përgjegjëse për paralizimin e Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese si dhe KLD.
AK vlerëson gjithashtu se kryeministri Berisha do përdorë 28 Nëntorin për fushatë elektorale dhe se ndërsa fton të huajt të vijnë në Shqipëri për festën e 100 vjetorit të pavarësisë, duhet të bashkojë së pari shqiptarët.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com