AK, protesta ndërkombëtare
për votat e emigrantëve
Si asnjëherë më parë aktivistë të Aleancës KuqeZi në disa kryeqytete të botës kanë organizuar disa protesta kundër parlamentit dy ngjyrësh të Shqipërisë i cili prej vitesh në marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste po i mohon në këto 22 vite demokraci të drejtën e votës afro 2 milion emigrantëve, që sipas AK janë tradhtuar nga këto dy forca politike.
TIRANE - Si asnjëherë më parë aktivistë të Aleancës KuqeZi në disa kryeqytete të botës kanë organizuar disa protesta kundër parlamentit dy ngjyrësh të Shqipërisë i cili prej vitesh në marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste po i mohon në këto 22 vite demokraci të drejtën e votës afro 2 milion emigrantëve, që sipas AK janë tradhtuar nga këto dy forca politike.
Deklarata u bë nga zëdhënësi i AK-së, Redi Ramaj i cili shtoi se protestat u zhvilluan përballë ambasadave të Shqipërisë në Romë, Londër dhe Bruksel ku në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shteti shqiptar duhej t’i garantonte shtetasve të tij të drejtën për të votuar, dhe vala e protestave do të vazhdojë deri në ndryshimin e regjimit.
Protestat kuqezi po zhvillohen pasi vota e çdo shqiptari këtu apo në emigracion është e shenjtë dhe duhet numëruar elektronikisht, gjë që u rrëzua nga ODIHR.
Aleanca KuqeZi paralajmëron forcat politike që kanë monopolizuar reformën zgjedhore dhe karriget e pushtetit se protestat e aktivistëve kuqezi në mbarë botën do të përshkallëzohen dhe nuk do të lejojnë që parlamenti i “krokodilëve” të tradhtojë të drejtat e shqiptarëve duhe i mohuar të drejtën e votës.
Aleanca KuqeZi gjithashtu deklaron se qeverisë Berisha po i vjen fundi dhe miliona shqiptarë presin ndryshimin e madh për një Shqipëri tjetër, për një Shqipëri të bashkuar e të integruar si dhe një qeveri përfaqësuese, dhe AK garanton popullin shqiptarë se nuk do të lejohet që ai të votojë dhe dy partitë e mëdha PD e PS të numërojnë votat e tyre.
(kz/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4542
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
26 Dhjetor, 07:50
-
Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor
26 Dhjetor, 07:43
-
Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:36
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja
25 Dhjetor, 22:46
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12