“Ne pohojnë se po presim monentin që ta bëjëm zyrtzta këtë lajmmia e Në të vërtetë ka qenë e vështirë të paraqiteshin, në pak faqe, vlerat shumëdimensionale të këtij prozatori, poeti dhe eseisti të shquar. Prandaj në argumentimet e propozimit tonë jemi përqendruar në disa boshte kryesore, që kanë të bëjnë me dimensionin e jashtëzakonshëm të shkrimtarit dhe mendimtarit, që i kapërcen kufijtë e kulturës shqiptare:
– Si shkrimtari më i madh i letërsisë moderne shqiptare, me famë botërore, që i ka dhënë përmasa të veçanta gjithë letërsisë bashkëkohore, si në problematikat e trajtuara, ashtu edhe në strukturat e jashtëzakonshme, origjinale dhe të magjishme të ligjërimit artistik.
– Model i faktit se si kultura universale, botërore, pasurohet nga tradita artistike e popujve të vegjël, siç është ajo shqiptare, e cila është produkt i njërit prej popujve më të vjetër të Ballkanit.
– Si prozator modern, që zgjeroi artistikisht paralelet, asosacionet e legjendave dhe mitologjisë kombëtare dhe ballkanike. Ai i dha letërsisë evropiane dhe botërore vlera të jashtëzakonshme të kulturës rajonale, me ngjyrat më karakteristike të konceptimit artistik modern.
– Si shkrimtar, i cili, përmes veprave të tij përcjell një tingëllim të fuqishëm për ngjarje historike dhe aktuale, duke i dhënë prozës së tij një hapësirë universale, ndërnjerëzore.
– Si shkrimtar dhe eseist me vetëdije të fuqishme kritike, si në raport me realitetet historike të Shqipërisë, ashtu edhe në plane më të gjera, të realiteteve të sotme, ballkanike dhe evropiane.
– Si shkrimtar me shpirt të disidencës, të shprehur artistikisht, gjatë viteve të krijimtarisë së tij. Ekzili politik në Francë, në 1990, ishte nxitje për proceset demokratike në Shqipërinë e diktaturës.
– Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që nga viti 1996 anëtar i Akademisë Franceze, është vlerësuar me titullin ‘doctor honoris causa’ në disa universitete, është nderuar me “Prix Mondial Cino Del Duca” in 1992, Çmimin Ndërkombëtar “The Books International Man” in 2005, Çmimin Ndërkombëtar “Prince of Asturias” in 2009, Chevalier, Officier dhe së fundi “Commandeur de la Légion d’honneur”, në 2015 dhe me shumë e shumë çmime të tjera.
– Për vlerat e jashtëzakonshme artistike dhe të mesazheve universale, që përcjell, vepra e I.Kadaresë është përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës. Është vlerësuar nga kritika ndërkombëtare si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sotme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)