Akademiku Rexhep Qosja merr
pasaportën shqiptare, bën betimin

Akademiku Rexhep Qosja merr<br />pasaportën shqiptare, bën betimin
TIRANË- Akademiku Rexhep Qosja ka marrë shtetësinë shqiptare. Pasaporta i është dhënë dje nga punonjësit e njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, si banori më i ri i saj. Akademik Qosja ka bërë betimin. 

“Betohem se do të zbatoj me përpikmëri të gjitha të drejtat dhe detyrimet kushtetuese dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë”. 

Dje ka tërhequr pasaportën, por akademiku e mban shtetësinë shqiptare që nga viti 1999, me dekret të Presidentit numër 2346, që i njeh gjithë të drejtat dhe detyrimet si shtetas shqiptar. 

Rexhep Qosja nuk është i vetmi shtetas i Kosovës që ka marrë pasaportën shqiptare. Pak ditë më parë, edhe bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja