Akademiku Shaban Sinani zgjidhet Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave

Akademiku Shaban Sinani zgjidhet Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave

Akademiku Shaban Sinani

TIRANË- Akademiku  i asociuar Shaban Sinani zgjidhet Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave.

Në përfundim të votimit të fshehtë të anëtarëve të Asamblesë së ASH-së, mbajtur gjatë mbledhjes së datës 27 dhjetor 2019, Komisioni i Votimit, i përbërë nga akademikët Florian Vila, Aurela Anastasi dhe akademiku i asociuar Ilirjan Malollari, konfirmoi zgjedhjen e Sekretarit  Shkencor me 28 vota pro, 3 vota kundër dhe dy vota të pavlefshme.

Kush është Shaban Sinani?
Akademiku Shaban Sinani kreu studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në UT (1982). Filloi punën si gazetar i “Zërit të popullit”. Ndihmës i Kryetarit të Shtetit për çështjet kulturore (1985–1992); punonjës shkencor në Institutin e Kulturës Popullore dhe përgjegjës departamenti (1992–1999), drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (1999–2005); punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë
(2005-2016); prej vitit 2016 e në vazhdim Sekretar shkencor në Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të Akademisë së Shkencave.

Ka botuar libra me studime letrare, vështrime politike, studime folklorike e etnologjike etj., si dhe bashkautor në disa botime. Përkujdesës i një numri botimesh folklorike e historike-dokumentare e letrare; anëtar i redaksisë ndërkombëtare të ribotimit anastatik të
“Illyricum Sacrum” I–IX (Zagreb – Prishtinë, 2005); drejtues i projektit ndërkombëtar “Fermanët: të shkruash historinë me tolerancë” (konferencë dhe vepër shkencore e ilustruar, në tri gjuhë, 2005).

Përgatiti dhe realizoi regjistrimin e dy kodikëve më të vjetër të Shqipërisë: “Beratinus-1” dhe “Beratinus2” në programin e UNESCO-s “Memoire du Monde” (2005), si dhe programin ndërqeveritar “Modernizimi i arkivave kombëtare” (2000–2005); anëtar i komisionit kombëtar të UNESCO-s (2000), anëtar i komitetit kombëtar të AIESSEE-së (1999–2005), themelues i komitetit kombëtar të programit “Memoire du Monde” (2004).

Ai është nderuar me Urdhrin Naim Frashëri, klasi II (1986); Çmimin e dytë kombëtar vjetor të revistës Hosteni për novelë (1991); Qytetar Nderi i Beratit (2008); Çmimin dhe kupën
Madonna e Argjentë për film dokumentar-shkencor në Festivalin V Ndërkombëtar të Filmit në Bjelorusi (skenarist, 2010); Çmimin kombëtar Faik Konica për studim monografik (2012).

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur