AKKP: Ja ish-pronarët
që marrin 300 mln lekë

AKKP: Ja ish-pronarët<br />që marrin 300 mln lekë
TIRANE- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) ka bërë publike listën subjekteve te shpronësuar, që përfitojnë nga kompensimi në të holla për vitin 2013. Gjithsej janë 50 subjekte. Pas verifikimit të dosjeve, për vitin 2013 fondi prej 300 milionë lekësh u nda nga AKKP-ja mes 50 pronarësh. Ndërkohë fondi për shpronesimin në buxhet e këtij viti ishte shpallur 1.9 miliardë lekë. Sipas drejtoreshës së AKKP-së, nga 1098 aplikime u përmbyllën me vlerësim 358 dosje, 200 prej të cilave u verifikuan gjatë 45 ditëve të fundit, pasi u mor vendimi për shtyrje afati të procedurës.

Si rrjedhojë, për vitin 2013 përfituesit janë 50 aplikues, të cilët janë trashigimtarë ligjorë të subjektit të shpronësuar. Procesi i kompensimit u hap nga AKKP-ja gjatë muajit gusht. Gjatë kësaj periudhe me mijëra aplikues janë paraqitur në dyert e institucionit për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar. Ndërkaq, ende nuk dipsonohet një faturë zyrtare e procesit të shpronësimit financiar, që ka filluar në vitin 1993.
 
Historiku
Procesi i kthimit dhe kompensimit tё pronave në Republikën e Shqipërisë i ka fillimet e veta pas rënies se regjimit monist me vendosjen e regjimit pluralist që bëri që të njihej ligjerisht e drejta e pronës dhe iniciativës së lirë private. Shteti shqiptar mori përsipër detyrimin për njohjen, kthimin dhe nëse kjo nuk ishte e mundur, kompensimin e plotë të pronave ndaj të gjithë subjekteve të shpronësuar gjatë regjimit të mëparshëm.

Fillimisht, procesi i restitucionit nisi me ligjin nr.7698/1993, i cili përbën përpjekjen e parë për t'i dhënë zgjidhje, megjithëse me disa kufizime në sasi, çështjes së pronave të shtetëzuara, të shpronësuara apo të konfiskuara sipas akteve ligjore, nënligjore e vendimeve të gjykatës të dala pas datës 29 nëntor 1944. Sipas këtij ligji u krijuan Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në bashki dhe në ish-Këshillat e Rretheve (respektivisht për zonat urbane dhe për zonat jashtë urbane), të cilat njihnin të drejtën e pronësisë, kthenin apo kompensonin pronat e subjekteve të shpronësuar.

Komisionet drejtoheshin nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimt të Pronave, i cili funksiononte si organ monokratik që drejtohej nga Kryetari, pa kompetenca rishikimi ndaj vendimeve administrative të komisioneve, vendime të cilat ishin subjekt rishikimi vetem nga gjykatat dhe brenda afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Këto vendime janë konsideruar tituj ekzekutivë për sa kohë përcaktonin njohjen e së drejtës së pronësisë edhe masën e kthimit apo kompensimit të saj.
 
 Shqiptarja.com publikon listen me emrat e ish pronareve qe perfitojne nga fondi

Shkrimi u publikua sot (25.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit