Të reja të rëndësishme raportohen për transferimin në aksin Manchester-Milano. Nga dita e djeshme në qytetin anglez ndodhet drejtori sportiv i Interit Pier Ausilio, i cili nga momenti në moment pritet të nxjerrë tym të bardhë për sulmuesin Romelu Lukaku, shumë të dëshiruar nga trajneri Conte.
Mediat në Itali shkruajnë se tashmë mund të jetë gjetur gjuha e përbashkët, me Interin që i ka ofruar United fillimisht 10 mln euro për huazimin e belgut. Në qeshor të vitit të ardhshëm zikaltërit do të paguajnë 30 mln euro, ndërsa fiks pas një viti në arkat e United do të derdhen 30 mln euro të tjera.
Në total operacioni do të kushtojë 70 mln euro, shumë afër asaj që ka pretenduar Manchester United më parë, 75 mln euro.