Akrobatët performancë te Liqeni Artificial, mbledhin fëmijë e të rritur! Artistët: Të ndërtohet Cirku i ri, na mungojnë kushtet

Artistët e Cirkut Kombëtar, sollën një atmosferë ndryshe tek Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë. Për të festuar ditën botërore të cirkut, profesionistë e artistë, performuan një sërë numrash akrobacie përgjatë një parade, për të vijuar më pas tek Amfiteatri.

Numra xhonglërimi, performanca akrobatike e ekuilibri, klounada që sollën një gëzim të pamatë tek të vegjël e të rritur, truke magjike, e lojëra me kafshë që ndjekin udhëzimet e zbutësve ishin vetëm disa nga performancat që zhvilluan më shumë se 35 artistë.

“Sot si në mbarë botën festohet dita botërore e cirkut. Të gjitha profilet e cirkut do të jenë në këtë festë. Shpresojmë që ta kthejmë në një festival të përvitshme. Sot janë mbi 35 artistë që do performojnë. Të gjitha grupmoshat janë që do performojnë”, tha Julian Kazazi, drejtues artistik i shfaqjes.

29-vjeçari Gerald Shima, pjesë e Cirkut Kombëtar prej 13 vitesh ishte një prej performuesve. Së fundmi ai luan rolin e klounit, nga i cili thotë se ka marrë shumë dashuri nga publiku.

 “Unë jam Gerald Shima, artist i cirkut kombëtar prej 13 vitesh tashmë. Aktualisht kam pozicionin e klounit. Rolin e klounit e bëj 3-4 vitet e fundit. Është pritur jashtëzakonisht shumë mirë. Vijnë direkt e të hidhen në qafë. Më parë kam qenë akrobat. Duke asistuar, me numra vertikalisht e tjerë. Artisti nuk merr vlerësimin maksimal, por nëse publiku të duartroket dhe të vjen ky është vlerësimi më i madh shtetëror”, tha Gerald Shima. 

Sakrificat gjatë stërvitjes janë të shumta, por jo aq sa për të hequr dorë nga pasioni.

“Na preke tani. Është temë delikate që sa herë bëhet fjalë që cirku nuk është më. Kushtet e reja, e vështirë. Nuk ka lartësinë e duhur. Shumë nga zhanerart nuk arrihen të realizohen. Këtu bëjmë gjëra që atje na mungojnë. Jam shumë i lumtur kur shikoj fëmijët sepse më kujtohet vetja. Ka qenë një dëshirë e prindërve për të më angazhuar diku dhe pastaj ngela aty”, Gerald Shima, kloun në cirk.

Njëzëri, ai dhe drejtues të Cirkut kërkojnë ndërtimin e një ambienti të ri dhe me kushte të përshtatshme. 

“Sot dua të jap një mesazh që cirku duhet të zgjerohet, cirku duhet të ekzistojë, cirku duhet të ketë çadrën e saj ose një ambient që artistët të stërviten”, tha Kazazi.

Cirku Kombëtar shqiptar i ka fillesat e tij në vitin 1959, ku artistë të guximshëm e të talentuar realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ela: 20/04/2024 17:02

    mos prisni nga hajdutet te ndertojne cirk..ata vjedhin cdo gje..kemi 30 vjet me keta hajdute,,me gjithe ato pare qe ka dhene europa,,do ishin bere 3 cirqe..10 teatro te reja dhe 100 kinema..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Me kalimin e ditëve...dëshira për hakmarrje rritet...çfarë thonë yjet për ju sot

Me kalimin e ditëve...dëshira për hakmarrje rritet...çfarë thonë yjet për ju sot