Akset e bllokuara/ Balluku në Qafë Thanë: Grupet e punës në terren për të garantuar qarkullimin normal të makinave! Stuhia do të zgjasë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku dhe Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho inspektojnë në Qafë Thanë masat e marra për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.

Sa i përket Thethit, kjo zonë tha Balluku ende nuk është zhbllokuar, ndërsa u bën apel qytetarëve që të presin duke shtuar se kjo gjë nuk mund të bëhet për një ditë. Ndërsa tha se grupet e punës së ARRSH si dhe kompanitë kontraktore ndodhen në terren për të garantuar qarkullimin normal dhe të sigurt të makinave në të gjitha akset rrugore të vendit, ministrja shtoi qytetarët duhet të jenë të përgatitur pasi kjo stuhi do të zgjasë sepse është prekur e gjithë Evropa.

"Kemi ditë që e kemi nisur këtë. Ne duhet të jemi gati dhe me rezervat e kripës, do kemi zgjatje të kësaj stuhie, duke qenë se është prekur gjithë evropa. Thethi, ka një problematik sepse asnjëra nga bashkitë se ka kapacitetin ta zhbllokojë. Bora deri në 2 metra. Do vazhdojmë punën se kemi pasur telefonata nga banorë që thonë ju thatë do ta hapni por fatkeqësisht ne s'mund ta hapim në një ditë.

Ajo është një zonë që mbulohet nga bashkia e Koplikut dhe Shkodrës. Pavarësiht diellit që duket në kamera është ngricë totale, era fryn, ka disa vende ku era arrinte të lëvizte borën si rërë. Do kemi nën survejim të gjitha zonat. Ky proces duhet të bëhet nga të gjithë drejtoritë rajonale", tha Balluku.

Edhe Verdho tha se po punohet në të gjithë vendin prej 2 ditësh, por ende ka disa vende me orteqe.

"Në disa vende kemi rënie orteqesh. Kemi 2 ditë që punojmë. Në zonë juglindore të Korçës problematike të vetme kemi pjesën e rrugës së Dardhës. Me pjesnë e borës nuk kemi probleme, vetëm në ato akse ku temperaturat janë të ulëta dhe duhen goma dimri e zinxhirë. Janë 1000 punëtorë në punë. Sasia e kripës së nevojshme është 5000 ton", tha Verdho.

Aktualisht janë të angazhuara 350 mjete si dhe 1000 punonjës në të gjithë vendin, duke mbajtur të hapura të gjitha akset kombëtare pavarësisht kushteve të motit me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet