BERAT - Aksi rrugor që lidh qytetin e Beratit me Çorovodën prej vitesh vuan mungesën e investimeve duke bërë që rruga të shkojë drejt degradimit.

Ndonëse është vetëm 50 kilometra dhe është jetik për banorët e zonës së Çorovodës, instancat përkatëse nuk e kanë parë të përshtatshme ndërhyrjen në këtë segment rrugor.

Gropat, pluhuri dhe pellgjet e ujit mbizotërojnë në gjithë gjatësinë e këtij segmenti rrugor, teksa me ardhjen e reshjeve situate bëhet edhe më problematike.

Banorët e kësaj zonë ripërsërisin apelin për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor. Edhe segmente të tjera rrugore në qarkun e Beratit vuajnë mungesën e investimeve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)