Prej ditës së djeshme (30 qershor) është hapur aksi rrugor Thumanë-Kashar.
Sot kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një video ku makinat retro ‘inagurojnë’ rrugën e re.
“Rrugë të mbarë për të gjithë ju që sot do të kaloni nga autostrada e re Thumanë - Kashar, kartvizita europiane e Korridorit Blu të Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në facebook.
Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 130 kilometra në orë, pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.
Ky aks është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu" që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro.
Kalimi do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Tarifa do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Megjithatë do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?
-
Po
91.9%
-
Jo
4.6%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 876
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Onkologjiku’/ Koçiu: Mjekët do marrin leje për të punuar në privat, masa ndëshkuese nëse çojnë pacientët në klinikat e tyre
1 Korrik, 07:31
-
Hapet aksi Thumanë-Kashar, me pagesë 2.1 euro për mjet! Rama: Shumë shpejt fillon rruga e Ndroqit dhe zgjerimi i Tiranë-Durrës
30 Qershor, 20:18
-
Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore
30 Qershor, 15:24
-
Skandali te Onkologjiku, Rama mbledh nesër shefat e shërbimeve në QSUT
30 Qershor, 13:53
-
Rama jep 200 certifikata pronësie në Theth, edhe për Kishën: Falim gjobat për ndërtimet pa leje! Brenda vitit përfundon rruga e Dukagjinit
30 Qershor, 12:51
-
Hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar, me pagesë 2.1 euro për mjet! Rama: Do zhvillojë turizmin (VIDEO)
30 Qershor, 08:14
-
Rama komentator sporti? Kryeministri bën ftesën dhe e pranon! Alban Xhihani: Ndeshjen e do me presion apo pa presion
29 Qershor, 12:19
-
Zbardhet kërkesa e Bardhit për interpelancë me Ramën: Emëroi këshilltar agjentin sekret rumun, i përfshirë në trafik droge
28 Qershor, 16:14
-
Olsi Rama paraqitet në SPAK! Kryeministri publikon përgjigjen e prokurorisë: S’ka asnjë kallëzim nga Bardhi! Deputeti: S’e kam bërë në formë siç e do ti dhe yt vëlla
28 Qershor, 15:02
-
‘Për Dhërmi nga Tuneli i Llogarasë’, Rama publikon pamjet, pritet të hapet me 5 korrik
28 Qershor, 12:37
-
Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës
27 Qershor, 20:18
-
Rritja e pagave/ 950 euro mesatarja për mësuesit! Flasin arsimtarët: Më në fund po vlerësohemi siç duhet
27 Qershor, 08:17