Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës

Ka një sërë kritikësh 24 orët e fundit që mbi baza konspiracioni aludojnë për një pazar mes mazhorancës dhe Sali Berishës. Këtë e lidhin me vulën si dhe me mosdjegien e mandatit të deputetit pavarësisht mungesës së tij mbi 6 muaj në Kuvend. Ka disa të tjerë që shkojnë më tej: E krahasojnë mandatin e tij me atë të disa socialistëve që e kanë lënë apo iu është hequr teksa përballeshin me ligjin.

E vërteta është që për kushtet ku ndodhet Sali Berisha, s’ka asnjë vlerë krahasimi apo pazari me të. Në rastin e socialistëve ka qenë vullneti i këtyre të fundit për t’i përjashtuar të tyret në momentin e parë që janë marrë nën ndonjë hetim apo si të pandehur. Herë me konsensus e herë me mbledhje grupi e Kuvendi, ia kanë dorëzuar personin ‘kallup’ drejtësisë, të zhveshur nga çdo lloj imuniteti dhe janë distancuar nga ai duke vendosur një standard jo edhe aq pa kosto politike.

Në rastin e  Sali Berishës, s’ka patur asnjë përpjekje për të marrë një vendim pala e tij, apo për t’i kërkuar të dalë para GJKKO si i barabartë mes të barabartëve. Përkundrazi, i gjithë kampi pro tij ka luftuar sistemin e drejtësis, SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.

Me raste edhe ambasadorë të tjerë të BE, përveç Greqisë që opozita e ka dashurinë e saj të re. Madje rasti i Berishës ka vajtur dhe më tej. Sikur të mos i mjaftonte partia e tij, në ndihmë i ka ardhur dhe aleati që teksa ka halle në Gjykatë edhe për pasurinë edhe për divorcin, i duhet të luftojë edhe për Sali Berishën e të bëjë hasha ndërkombëtarët.

Çështja e vulës që Apeli ia dha Berishës është treguesi më i mirë i drejtësisë së pandikuar, por nga ana tjetër shpalos edhe një herë fytyrën e vërtetë të asaj që ishim mesuar ta quanim Rithemelimi. I njëjti Apel që i dha vulën Berishës, është i njëjti që pret Ervin Salianjin prej 20 seancash që t’i komunikojë vendimin.

Dhe për deputetin e Berishës kjo Gjykatë është e shkëlqyer të hënën dhe kriminale të martën. Ndaj edhe vendimi për vulën tregon jo vetëm që s’ka ndonjë pazar me Gjykatën, por s’ka as ndonjë pakt minimal e banal, fjala bie të mos shahet më Apeli nga Salianji. Se për t’u dorëzuar s’bëhet fjalë për aq kohë sa rrezikon të prangoset në sallë të gjyqit.

Sa i përket mandatit, të gjithë duhet të qetësohen. Imagjinoni një Sali Berishë pa mandat dhe më thoni ku dallon ai nga një Sali Berishë me mandat? Nuk përbën as rekord historik të paktën, që të trumpetohej se për herë të parë iu ndërpre mandati politikanit më jetëgjatë të tranzicionit. Sepse e dogji njëherë!

Çfarë pazari mund të bëhet me Berishën kur e lë në kat të 8 dhe për sa nuk i dihet, dhe mbi të gjitha: Çfarë nevoje ka Sali Berisha për mandatin e deputetit kur në gjykatën e Londrws arsyeton imunitetin si ish-kreu i Shtetit dhe jo si ligjvënës?

Sigurisht që është shumë romantike një pazar i mundshëm mes Berishës dhe Ramës, kryesisht për të trembur Metën dhe Bashën, por të dy këta nuk i hynë në punë mazhorancës përderisa kanë përfunduar forca politike të katërta dhe të pesta në zgjedhje. Njëri merr malet, tjetri s’ka as vulë. Të dy premtojnë mbështetje të madhe dhe njëri lë edhe gruan, krahun e djathtë brenda partisë. Tjetri ka tre muaj që ka premtuar listat e kandidatëve edhe zhduket sikur s’ka ndodhur asgjë.

Shumëkush uron fundin e Berishës në mënyrën më të keqe. Ky nuk është opinion, por fakt. Heqja e mandatit do të ishte si një tjegull tjetër e hequr nga njeriu që Shqipëria s’e akuzoi dot për shumëçka i bëri, por Amerika i vuri vulën për të gjithë ne. Por a vlen heqja e një mandati nisur nga emocionet, në krahasim me interpretimin e drejtë të Kushtetutës? Neni 71 thotë se mandati hiqet kur deputeti mungon 6 muaj pa arsye.

Numërojeni ndryshe këtë që thotë Kushtetuta: Hajduti ka 6 muaj në arrest shtëpie dhe i rroftë mandati. Paga që merr nga Kuvendi në këto rrethana, s’i del as për molotovët para Bashkisë Tiranë! Sesi i plotëson lekët e tjerë për të financuar protesta, kjo po duhet hetuar. Pa rroga është e deklaruar, sepse ka mandat!

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja