Një aksident automobilistik në Korçë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë – Pogradec.Të dhënat e para flasin se në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe një këmbësore që po ecte anash rrugës e ku papritur është goditur nga mjeti që po lëvizte në rrugë.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Vashtemi, ku gruaja është plagosur dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

E plagosura, që aktualisht nuk është identifikuar, është dërguar për mjekim menjëherë në spitalin e qytetit, aty ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
Deri tani nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, megjithatë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po hetojnë për rrethanat e kësaj ngjarje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com