Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier, me pasojë vdekjen e një personi.
Sipas dëshmimtarëve në vëndngjarje dhe policisë mësohet se 40 vjeçari Skënder Merkaj nga Zhupani ka qënë duke udhëtuar me motorr 49 kubik në lagjen “Kastriot”.
Teksa ishte vetëm 30 metra nga kryqëzimi i “Zogut të Zi” motorri ka shkarë duke rënë përtokë drejtuesi dhe si pasojë është gjakosur në kokë.
Kalimtarë të rastit e kanë marë e dërguar në spital por 40 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Banorë të pallatit ku ndodhi aksidenti pohuan se firma që po kryen punime në rrugë ka lënë çakullin hapur pirgje pirgje.
Tabela paralajmëruese nuk ka, ndriçim paralajmërues po ashtu, ndriçim qyteti në atë rrugë nuk ka.
Në vëndngjarje ka shkuar edhe policia e qarkullimit e cila ka kryer veprimet e para dhe do të përcaktojë se cili ka qënë shkaku i aksidentit rrugor që solli edhe vdekjen e 40 vjeçarit nga Zhupani.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com