Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 3 automjete, mes të cilave edhe një furgon.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet si është.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.