Lezhë/ Francezi humb jetën në aksident, 23 vjeçari nga Fushë Kuqja i përplas makinën e ikën! Arrestohet pas disa orësh (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten, me pasojë vdekjen e një shtetasi francez 65-vjeçar. Policia arrestoi më pas 23-vjeçarin që shkaktoi aksidentin.
Lezhe- Një shtetas francez humbi jeten, pasi automjeti që ai drejtonte u godit nga një tjeter mjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 22:30 të 14 mars 2024 në superstraden Lezhë-Laç, pranë kryqezimit të Spitenit.
Viktimë e këtij aksidenti mbeti shtetasi Alian Peron 65-vjeç banues në Francë. Ai mori dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe pavarësisht ndihmës së parë mjekësore nuk arriti të mbijetoje dhe humbi jeten disa orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Makina me të cilen lëvizte shtetasi francez u godit nga një “Mercedes-Benz”, drejtuesi i të cilit u largua nga vendi i aksidentit, por u arrit të identifikohet brenda një kohë të shpejtë dhe të arrestohet nga policia. Ai është Samuel Çela 23-vjeç banues në Fushë Kuqe, të cilit janë ngritur akuzat “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.
"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit" informoi sot policia e Lezhës.
Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke sjellë dëmtime të shumta të makinave të cilat pas aksidentit dolen jashtë rruge. Ndërkohë ngë veprimet paprake hetimore bëhet me dihe se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia me të cilen lëvizte drejtuesi i automjetit tip Benz 23-vjeçari Samuel Çela.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:24
Aksidenti në Lezhë-Laç, humb jetën francezi, vihet në pranga 23-vjeçari (EMRAT)
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi aksidentoi me makinën e tij, automjetin që drejtohej nga një turist francez në aksin Lezhë-Laç pranë fshatit Spiten.
Pas aksidentit 23-vjeçari Samuel Çela, banues në Fushë-Kuqe, la makinën dhe u largua nga vendngjarja.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi francez Alian Peron, 65 vjeç u dërgua tek Trauma por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.