Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Mamurras në afërsi të mbikalimit në Milot. Burime bëjnë me dije se një makinë me drejtues A.L., ka goditur një person i cili udhëtonte me biçikletë.
Viktima është identifikuar si Ndue Shyti 70 vjeç nga fshati Gurez i Kurbinit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia në komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.