Në Korenë e Jugut, gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë mes Sport Club Guanxhu dhe Di Xhion, talenti 20 vjeçar Lee Seung-Mo, gjatë një dyluftimi ra në tokë duke dëmtuar rëndë qafën. Mesfushori i Kombëtares së 23 vjeçarëve të Koresë së Jugut, pas ekzaminimeve rezultoi se kishte pësuar frakturë në tre rruaza të vertebrës dhe thyer gishtin.
Ndërkohë, The Sun raporton se duke folur në lidhje me incidentin, një zëdhënës i klubit ka thënë në një prononcim të tij : “Ai nuk kujtonte asgjë në lidhje me aksidentin që i kishte ndodhur dhe pastaj humbi kujtesën e tij. U kthye në vetëdije vetëm pas mbërritjes në sallën e urgjencës në spitalin Yuseong-Sun ku është ankuar për dhimbje në kurrizin e tij”
Sipas mjekëve, yllit të futbollit të Koresë së Jugut i duhen disa muaj kohë për t'u rekuperuar plotësisht.
Lee Seung-Mo, futbollisti i Koresë së Jugut me miqtë e tij në spital