Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Kukës.

Shoferi i automjetit tip "Volkswagen Passat",  ka humbur kontrollin mbi  drejtimin e automjetit dhe  automjeti ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Qaf Tobli".

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit Z.S., është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.