Aksident i rëndë në Laç-Fushë Mamurras! Makina përplaset me barrierën ndarëse, humb jetën shoferi

Lac- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00, të 10 qershorit 2024 në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras.

Dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës, informoi sot policia e Lezhës. 

Si shkak i përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, viktima i identifikuar me inicialet K.M., 43 vjeç,  banues në Bushnesh, Krujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, kishte mungesë dokumentesh, bllokohet jahti, gjobitet 100 mijë lekë pronari

Vlorë, kishte mungesë dokumentesh, bllokohet jahti, gjobitet 100 mijë lekë pronari